Tragjike në Durrës/ Bie nga kati i 5, humb jetën një burrë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Durrës, ku një 70-vjeçar ka gjetur vdekjen. Policia bën me dije se i moshuari ka rënë nga kati i pestë i një pallati, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen nr. 17 Durrës. Sipas policisë, 70-vjeçari jetonte i vetëm në banesë. Ndërkaq, grupi hetimor po punon për të zbuluar rrethanat e kësaj ngjarjeje./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne