Shqiperia

Tragjike në Pogradec, 55-vjeçari gjendet i mbytur ne lumë

Një 55-vjeçar është gjetur i mbytur në lumë këtë të diel, në Slabinjë të Pogradecit.

Lajmi konfirmohet nga policia lokale e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes sapo ka marrë njoftimin nga banorët.

“Jemi njoftuar se në fshatin Slabinjë, është gjetur i mbytur në lumë shtetasi B.J, rreth 55 vjeç, banues në fshatin Jollë. Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune”, njoftoi Policia të dielën në mbrëmje.

 

 

 

 

 

OPINIONE