Trajneri i Rusisë: Para penalltive me Spanjën na telefonoi Vladimir Putin, na dha kurajo

Rusia mundi me penallti Spanjën dhe arriti një kualifikim historik për në çerekfinale, në Botërorin që po organizon në vendin e vet, por mediat vendase kanë zbuluar se para ekzekutimit të 11-metërshave, presidenti Putin ka pasur një bisedë të shkurtër telefonike me trajnerin e skuadrës, Stanislav Çerçesov.

“Para ndeshjes me Spanjën na telefonoi Vladimir Putin, gjithashtu para dhe pas penalltive. Mbështetja e numrit një të vendit ka qenë diçka shumë e bukur për ne”, ka pohuar Çerçesov, raporton ‘The Guardian’.

Po ashtu, 54-vjeçari shtoi se që prej fillimit të Botërorit, ai nuk shikon televizion dhe nuk lexon gazeta për të mos u ndikuar nga lajmet ë ndryshme.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne