Trajtimi mjeksor i militantëve sirianë po e çon Izraelin drejt një krize finaciare

Gazeta izraelite, “Haaretz”, e cila është një ndër gazetat më të rëndësishme të regjimit pushtues ka bërë me dije se Izraeli po shkon drejt një krize financiare për shkak të trajtimeve të shtrenjta mjeksore të luftëtarëve të plagosurë të opozitës siriane në spitalet e Izraelit. Kjo gazetë ka theksuar se pavarësisht se këto ushtarë terroristë që luftojnë kundër ushtrisë sirianë janë të njohur për radikalizmin po trajtohen falas nga qeveria izraelite në spitalet e saj, duke i ofruar edhe shërbime shëndetësore.

Gazeta izraelite, “Haaretz”, e cila është një ndër gazetat më të rëndësishme të regjimit pushtues ka bërë me dije se Izraeli po shkon drejt një krize financiare për shkak të trajtimeve të shtrenjta mjeksore të luftëtarëve të plagosurë të opozitës siriane në spitalet e Izraelit. Kjo gazetë ka theksuar se pavarësisht se këto ushtarë terroristë që luftojnë kundër ushtrisë sirianë janë të njohur për radikalizmin po trajtohen falas nga qeveria izraelite në spitalet e saj, duke i ofruar edhe shërbime shëndetësore.

Sipas gazetës izraelite, shumë spitale që ndodhen brenda territoreve izraelite, me në krye Spitalin Nahariya po punojnë gjatë këtyre viteve të fundit në kuptimin e plotë të fjalës në shërbim të luftës në rajon. Spitali Nahariya, i cili ndodhet vetëm 10km larg kufirit me Libanin në El-Xhelil është spitali i dytë më i madh që gjendet në veri të vendit, pas Spitalit Rambam. Që prej vitit 2013 – pra, që nga viti kur Izraeli filloi të trajtonte militantët e plagosurë sirianë – dhe deri më tani spitali që trajoi militantët sirianë është kthyer në një ndër qendrat më të rëndësishme të mjeksisë në të gjithë botën.

Gazeta izraelite, e cila ka theksuar faktin se qëndron një lidhje dhe koordinim në dimensione të shumta të qeverisë izraelite me militantët izraelitë ka bërë me dije se vetëm në katër vitet e fundit, brenda territoreve të pushtuara nga armiku sionist janë trajtuar rreth 600 të plagosurë sirianë. Sipas kësaj të dhëne, 70% e të plagosurve sirianë marrin trajnimin në këto territore. Këta opozitarë të armatosur, pasi kalojnë nga operacione të ndërlikuar mjekësore dhe shërohen plotësisht, kthehen përsëri në Siri. Në termat e përgjithshëm, militantët e plagosurë qendrojnë 23 ditë për të marrë trajtimin e nevojshëm në tokat e pushtuara, megjithatë ka edhe prej atyre që rrinë deri në disa muaj madje edhe deri në një vit në trajtim mjekësor.

Në gazetë janë cituar edhe fjalët e drejtorit të Spitalit Nahariya, Masoud Barhoum: “Shpenzimet për trajtimin e të pragosurve sirianë janë shumë më të mëdha se shpenzimet e pacientëve të tjerë. Sepse shumë prej tyre trajtohen me anë të operacioneve, madje disa prej tyre kanë nevojë për transplant organesh dhe trajtime të këtilla që kanë një faturë të lartë financiare. Aq sa ka edhe pacientë trajtimi i të cilëve shkon në 1 milion para izraelite.”

Ky reportazh i publikuar në gazetën Haaretz nuk është lajmi i parë në lidhje me këtë fenomen. Edhe në televizionin izraelit ,“Channel 2” është pohuar fakti se në tokat e pushtuara po trajtohen të paktën më shumë se 2 mijë të plagosurë sirianë. Sips këtij kanali televiziv, çdo ditë ushtarët e ushtrisë izraelite shkojnë në kufi me Sirinë për të trasportuar në spitale të plagosurit sirianë. Përtej kësaj, në veri të Palestinës, disa spitale kanë krijuar njësi të veçanta për të trajtuar luftëtarët e plagosurë. Në këto njësi nuk mund të hyjë askush veç pacientëve që janë sirianë të plagosurë dhe situata e këtyre luftëtarëve mbahet e fshehtë aty.

Një tjetër organ mediatik që ka ngritur zërin për këtë çështje ka qënë edhe gazeta “Maariv”. Kjo gazetë, e cila ka rikujtuar se ka pasur një debat të madh mes palëve politike izraelite në lidhje me këtë çështje, ka bërë me dijë se që prej vitit 2013 dhe deri më tani janë trajtuarë mijëra militantët sirianë. Sipas këtij lajmi, në vitin 2016, kur ppo trajtoheshin rreth 600 të plagosurë, 70% e tyre ndodheshin në El-Xhelil, 0% në spitalin “Zif” në Safed dhe 10% i mbetur gjendej në spitale të tjera të gjendura në veri të vendit.

Nga ana tjetër, Ministri i Shëndetësisë së Izraelit, Yaakov Litzman öte ka ngritur alarmin se po rritet gjithnjë e më shumë kriza në spitalet e pushtuesve. Ministri sionist, duke qënë se e ka parë se nuk kishte më asnjë zgjidhje tjetër ka urdhëruar ndërprerjen e trajtimit mjekësor të militantëve të plagosurë. Në vijim të këtij urdhri, muajin që lamë pas është marrë vendimi që shpenzimet e trajtimit mjekësor të militantëve sirianë të ndahen mes Ministrisë së Luftës dhe Ministrisë së Shëndetësisë në mënyrë të barabartë. Në zbatim të kësaj marrëveshjeje, përfaqësuesit nga të dyja ministrisë kan ngritur një grup i cili do të bëjë vlerësimin e faturës së vërtetë financiare mujore që vjen nga spitalet për trajtimin mjekësor të të plagosurve. Sipas gazetës, ky ekip ende nuk i ka filluar punimet. Ndërsa Spitali Nahariya është duke përjetuar krizën financiare më të rëndë financiare në gjithë ekzistencën e tij. Sipas atyre që bën me dije drejtori i spitalit, qeveria pushtuesi i ka paguar deri më tan rreth 220 milionë para izraelite spitaleve për t’i përdorur në këtë kuadër.

Nga ana tjetër, faqja online izraelite e lajmeve “Walla” ka bërë me dije se njësitë shëndetësore të lidhura me ushtrinë izraelite nën komandë në zonën veriore e kanë rritur shkallën e përgatitjes dhe gadishmërisë për shkak të sulmeve të përbashkta dhe rritjes së dhunës në luftën në jug të Sirisë. Sipas atyre që ka publikuar kjo faqe, prej vitesh tashmë, mjekët izraelitë vazhdojnë të trajtojnë të plagosurë që vijnë nga qyteti Kunajtara dhe nga qyteza të këtilla si Hanranaba dhe Hadar. Të plagosurit që e marrin trajtimin e tyre mjekësor në spitalet izraelite, pasi shërohen kthehen në frontet e tyre.

Pavarësisht se qeveria izraelite justifikohet me faktin se dhe ka filluar fushata se ajo po ofron shërbim shëndetësor për anëtarët e plagosurë të grupimeve të armatosura të Sirisë, qëllimi i vërtetë i fshehur i shërbimeve të inteligjencës është që t’i kthejë këto persona në asete të veta për të mbledhur informacione të fshehta brenda kufinjve sirianë si spiunë. Pse fatura e lartë financiare e trajtimit mjekësor shpërblehet nëpërmjet spiunimit.

Burimi : Medya Şafak/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne