Shqiperia

Transferta të dyshimta parash nga SHBA, si iu sekuestruan 531 mijë dollarë vlonjatit

Prokuroria e Vlorës në bashkëpunim me policinë i ka sekuestruar llogaritë bankare një vlonjati në shumën 531.031 USD pas dyshimeve që kanë sjellë disa transferta të dyshimta mes tij, një shtetasi amerikan, nga Detroit dhe një shtetasi tjetër amerikan banues në Durrës.
PROKURORIA

Në datën 08.08.2017, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë është regjistruar materiali i referimit të veprës penale i ardhur nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, material i cili bën fjalë për informacionin e marrë nga policia gjyqësore lidhur me kryerjen e disa transaksioneve të dyshimta bankare në shuma të mëdha midis shtetasit shqiptar A. A. banues në Vlorë, shtetasit amerikan M. T, banues në Detroit Michigan Usa, si dhe shtetasit Y. D., banues në Durrës dhe me shtetësi amerikane, transaksione për të cilat nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave është urdhëruar bllokimi i përkohshëm deri në verifikimin e transaksineve dhe burimit të këtyre shumave të parave;

2. Më konkretisht rezulton se në datën 21.06.2017, në llogarinë bankare personale të shtetasit shqiptar A. A, ka mbërritur një transfertë parash në shumën 329.907,40 usd, e dërguar në datën 19.06.2017 me urdhërues shtetasin M. T., banues në Detroit Michigan Usa;

3. Në lidhje me këtë transfertë parash, shtetasi A. A. ka depozituar në Bankën xxxxx në të cilin ai vetdeklaron se shuma e parave e ardhur transfertë në llogarinë e tij bankare personale është në përmbushje të detyrimeve të shit-blerjes së një pasurie me sipërfaqe 453.60 m2 me adresë Selitë Tiranë;

4. Referuar kësaj deklarate noteriale individuale, rezulton se pasuria e mësipërme do të shitet në një shumë prej 1.300.000 usd, e cila do të paguhet më këste dhe kësti i parë është trasnsferta prej 329.907,40 usd, e dërguar në datën 19.06.2017 me urdhërues shtetasin M. T., banues në Detroit Michigan Usa;

5.Nga informacioni i dërguar prej policisë gjyqësore rezulton nga transferta e ardhur në llogarinë personale të shtetasit A. A. prej 329.907,40 usd, në datën 11.07.2017 është kaluar në drejtim të përfituesit Y. D. një shumë prej 250.000 USD, me përshkrimin kalim sipas kontratës noteriale.

6. Më pas shtetasi Y. D. ka transferuar shumën 230.000 usd për konvertim në zyrën e këmbimit valutor e shoqërisë A…. Sh.p.k Durrës, administratori i të cilës në datën 21.07.2017 ka tërhequr para në dorë shumën prej 200.000 duke i depozituar po në të njëjtën datë në llogarinë e shoqërisë F……USD, llogari kjo specifike e përdorur nga zyrat e këmbimit valutor për exchange, shumë e cila është konvertuar në monedhën euro po në këtë datë 21.07.2017, në vlerën 171.673 euro dhe tërhequr në para në dorë po në të njëjtën datë;

7. Ndërsa shuma e mbetur prej 29.990 usd në llogarinë e shoqërisë A…. Sh.p.k Durrës, është tërhequr po në para në dorë në datë 25.07.2017, nga administratori i kësaj shoqërie;

8. Nga shuma e mbetur në llogarinë personale të shtetasit A. A., pas transfertës prej 250.000 në drejtim të shtetasit Y. D. 38.000 usd janë tërhequr në para në dorë në mënyrë të copëzuar nga vet shtetasi A. A. dhe pjesa tjetër prej 31.200 usd gjendet ende në llogarinë bankare;

9. Rezulton gjithashtu, se në datën 02.08.2017, në llogarinë personale të shtetasit A. A. ka mbërritur një tjetër transfertë në vlerën 499.915,78 usd, me të njëjtin urdhërues shtetasin amerikan M. T.

10. Në lidhje me këtë trasfertë bankare, është deklaruar nga shtetasi A. A. se është në pritje të ardhjes së shtetasit M. T. për të lidhur kontratën e shitblerjes së pasurisë së paluajtshme me të;

11. Sa më sipër, bazuar në materialin e referuar prej policisë gjyqësore, ekziston dyshimi i arsyeshëm se trasfertat e shumave të parave në drejtim të shtetasit A. A. janë kryer me qëllim krijimin e një skeme pastrimi dhe veshjen e tyre nga ana formale me veprime juridike shit-blerje fiktive;

12. Ky dyshim bazohet në faktet e mëposhtme;

12.1- Midis shtetasi A. A. dhe shtetasit amerikan M. T. nuk rezulton të jetë e lidhur asnjë kontratë paraprake shit-blerje apo prenotimi për blerje të pasurisë së përdorur në deklaratën naoterile, por është nënshkruar vetëm një deklaratë noteriale individuale, në të cilën është shprehur vullneti vetëm i shtetasit A. A. se qëllimi i transferimit të parave është shit-blerja e ardhshme;

12.2- Një pjesë e konsiderueshme e shumës së parave prej 250.000 usd janë transferuar tek shtetasi Y. D. i cili është shtetas shqiptar por edhe me shtetasi amerikane dhe banues në Detroit Michigan Usa, vend në të cilin rezulton banues edhe shtetasi M. T.;

12.3- Kjo shumë parash është tërhequr në para në dorë menjëherë pas transfertës së kryer dhe justifikimi ligjor për kryerjen e saj është një kontratë huaje e nënshkruar në datën 11.07.2017, midis huadhënësit A. A.dhe shtetasit Y. D.

OPINIONE