Trazirat e dhjetorit, një dështim i komplotit perëndimor

nga Sadollah Zarei.

Revolucioni islamik i Iranit që prej vitit 1979 ka qenë një shqetësim i madh për Amerikën, Britaninë, Izraelin dhe Perëndimin, dhe duket se do të vazhdojë të jetë kështu edhe në të ardhmen.

Qeveria amerikane e ka parë Republikën Islamike të Iranit si një vend armiqësor që nga mandati i ish-presidentit Jimmy Carter. Shtetet aleate të SHBA-së si Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania, Izraeli dhe Arabia Saudite janë detyruar të ndjekin gjurmët e dajë Semit në një përpjekje për të demonizuar kombin sovran të Iranit.

Megjithëse vendet e lartpërmendura kanë tentuar të dëmtojnë ekonominë iraniane nëpërmjet një embargoje të ashpër dhe të padrejtë ata kanë dështuar për shkak të shpirtit të fuqishëm të popullit iranian dhe ndjenjës së tyre të madhe të nacionalizmit, e cila u përcaktua në Revolucionin Islamik të vitit 1979.

Vitet e fundit, disa anëtarë të bashkësisë ndërkombëtare në Evropë e kanë distancuar veten nga provokimet amerikane për të larguar Iranin nga pjesëmarrja aktive në tregtinë botërore dhe sistemin bankar. Kjo u dëshmua qartë nga entuziazmi që disa anëtarë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (Mbretëria e Bashkuar, Rusia, Franca dhe Kina, plus Gjermania) demonstruan me nënshkrimin e Planit të Përbashkët të Veprimit në vitin 2015.

Revolucioni Gjithëpërfshirës

Kur një komb përballet me një armik të jashtëm, përparësia e tij është mbijetesa përballë rivalëve të tij. Ky përqendrim ndaj forcave të jashtme shkakton ngadalësimin e reformave të brendshme dhe pas një kohe sistemi do të ballafaqohet me sfida të brendshme që duket sikur janë të pakontrollueshme.

Progresi i Iranit vërteton zgjerimin e demokracisë së brendshme të vendit, një rritje të ndikimit të liderit, për të mos përmendur avancimet dhe arritjet në shkencë, industri dhe mbrojtje. Përpjekjet e suksesshme të Republikës Islamike në trajtimin e çështjeve komplekse rajonale tregojnë se pavarësisht nga ndërhyrjet e vazhdueshme perëndimore, është në gjendje të vazhdojë ndjekjen e saj të progresit dhe zhvillimit. Mbështetja masive dhe e vazhdueshme e popullit iranian që mbron revolucionin është rezultat i stabilitetit të brendshëm dhe pozicionit të tij strategjik.

Realiteti i Iranit dhe kaosi

Republika Islamike e Iranit, ashtu si çdo vend tjetër i botës ka problemet dhe kufizimet e veta, por në çështjet ekonomike përballet me probleme më pak sesa vendet perëndimore aziatike dhe ato fqinje. Në Iran çmimet e ushqimit, tarifat e transportit, shpenzimet e kujdesit mjekësor, tarifat e arsimit dhe të tjera janë më të ulëta se ato të vendeve fqinje, ndërsa të ardhurat për frymë janë më të larta se tek qytetarët e vendeve fqinje.

Nga ana tjetër në krahasim me regjimin e mëparshëm cilësia e jetës në Iran është përmirësuar shumë. Të ardhurat dhe kostot kanë qenë mëse normale. Qasja e popullsisë së Iranit në mundësitë dhe pozicionet e ndryshme që në botë njihen si tregues të zhvillimit tregon se Revolucioni Islamik dhe politika e Republikës Islamike kanë shumë efekte pozitive në jetën e njerëzve. Megjithëse kufizimet ndaj Iranit e kanë ngadalësuar shpejtësinë në disa raste, ato nuk e kanë ndalur zhvillimin e vazhdueshëm. Deri në dy muaj më parë, Imam Khamenei në një takim me disa miq të huaj sqaroi se Irani i ka kapërcyer kushtet e vështira dhe presionet janë drejt rënies.

Në të njëjtën kohë, duhet të përmendet edhe një politikë e brendshme e gabuar dhe roli i saj në kaosin e fundit. Njerëzit në Iran nuk janë të kënaqur me metodat që zbaton qeveria e Presidentit Rouhani. Megjithëse politika e kontrollit të inflacionit të qeverisë së tij ishte e suksesshme, kjo politikë u shoqërua me rënie në ekonomi. Qeveria me qëllim ngritjen e ekonomsë të vendit i rriti kostot e shërbimeve qeveritare me 50 deri 100 për qind, gjë që ishte e palogjikshme dhe u konsiderua tronditëse. Politika e rritjes së shpenzimeve të shërbimeve qeveritare do të përmirësojë ekonominë e së nesërmes, por sfidon ekonominë e sotme, prandaj edhe pse ekspertët ekonomikë e marrin atë të nevojshme dhe të dobishme, njerëzit ndiejnë më shumë presion ekonomik dhe fillojnë të rezistojnë kundër këtyre politikave.

Duhet të përmendet se ka konkurrenca politike dhe kontradikta partish pasi ky vend menaxhohet në bazë të zgjedhjeve dhe vota ndihmon në zmadhimin e problemeve dhe sjell protesta të cilat kërkojnë reforma. Dështimet ekonomike dhe mungesa e menaxhimit, të cilat janë rritur muajt e fundit sidomos pas rizgjedhjes së Hassan Rouhanit si president, zhgënjyen shpresat e njerëzve për një zgjidhje të shpejtë të problemeve aktuale dhe arritën vetëm ti japin një perspektivë negative situatës ekonomike të Iranit.

Ndërkohë, qeveria amerikane i kushtoi vëmendje të veçantë mosmarrëveshjeve të brendshme që ishin shkaktuar nga situata ekonomike në Iran. Ata besonin se mosmarrëveshjet e brendshme kanë shkatërruar shoqërinë iraniane dhe kanë shkaktuar konflikte brenda vendit. Nga këndvështrimi i amerikanëve, presionet ekonomike mbi Iranin do të bëjnë më shumë probleme për Republikën Islamike dhe këto probleme do të shtyjnë kundërshtarët në më shumë konflikte me qeverinë. Në këndvështrimin e amerikanëve, devijimi i themelimit të Republikës Islamike në dy fraksione është kushti i kolapsit të saj. Ndërkohë, zyrtarët amerikanë kanë llogaritur përvojën e vitit 2009 dhe po shqyrtojnë politikat e tyre në lidhje me të. Trump dhe zyrtarë të tjerë amerikanë që mendojnë njësoj kanë theksuar disa herë se ata nuk mund të veprojnë si në të kaluarën dhe duhet të përshkallëzojnë protestat sociale dhe t’i kombinojnë ato me shkatërrimin e pronave publike në mënyrë që të dëmtojnë sigurinë e brendshme.

Eksperienca pesëditore e kaosit nga 28 dhjetori 2017 deri më 1 janar 2018 tregoi se pavarësisht pritjeve amerikane, presioni ekonomik i Iranit dhe efektet sociale të demokracisë nuk kanë qenë në gjendje të dëmtojnë integrimin e shoqërisë iraniane. Uniteti i zyrtarëve dhe institucioneve iraniane në përballjen me kaosin dhe trazirat në vend tregoi një pamje të integruar të Iranit.

Udhëheqësi i Revolucionit Islamik vlerësoi rolin e popullit në ngritjen kundër politikave amerikane dhe propagandës së tyre kundër Iranit. Ai përmendi se megjithë ekzagjerimet e armikut për problemet ekonomike të Iranit dhe portretizimit negativ ndaj zyrtarëve iranianë, përmirësimi në ekonominë e Iranit është premtues dhe zyrtarët qeveritarë janë të vendosur të zgjidhin problemet e tanishme ekonomike. Ai vuri në dukje disa pasoja sociale të demokracisë dhe theksoi se ai e pranon sinqerisht demokracinë dhe gjithmonë i ka përdorur aftësitë e tij për të çuar më tej arritjet e presidentit dhe të përfaqësuesve të popullit në parlament./mehrnews/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne