Tre deputetë izraelitë futen me forcë në kompleksin Al-Aksa

re pjesëtarë të Knessetit (Parlamenti i Izraelit), janë futur me forcë të hënën, në kompleksin e xhamisë Al-Aksa në Kuds.
Në një deklaratë të shkruar, Vakëfi Islamik në Kuds i cili është përgjegjës për lokalitetet e shenjta në qytet, tha se pjesëtarët e partisë Likud, Yehuda Glick dhe Amir Ohana si dhe Shuli Mualem nga partia Shtëpia Herbeje, hynë me forcë përmes portës Magharba, ndërkohë që shoqëroheshin nga forca të shumta të sigurisë.

Të dielën, ministri izraelit i Bujqësisë, Uri Ariel, vizitoi kompleksin e xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor, që është hera e parë për një ministër që nga viti 2015.

Javën e kaluar, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, hoqi ndalesën tre vjeçare ndaj zyrtarëve qeveritarë dhe anëtarëve të Knessetit për të vizituar këtë lokalitet. Ariel kishte marrë një leje në përputhje me rregullat për anëtarët e Knessetit që të aplikojnë 24 orë para vizitës, pasi paraprakisht kryeministri Netanyahu lejoi deputetët të vizitojnë kompleksin një here në tre muaj.

Grupet e hebrenjve radikalë, të shoqëruar nga policia, kryejnë shpesh ndërhyrje në Al-Aksa. Dëshmitarët okularë si dhe Zyra e Vakëfeve në Kuds, paralajmërojnë se grupet e hebrenjve radikalë me këto veprime shkelin shenjtërinë e kompleksit.

Kudsi Lindor është qytet në të cilin ndodhet xhamia Al-Aksa, e cila ka qenë kibla e parë, drejt së cilës muslimanët janë orientuar gjatë faljes. Për muslimanët, Al-Aksa përfaqëson vendin e tretë më të shenjtë në botë. Hebrenjtë, nga ana e tyre, i referohen zonës si “Mali i Tempullit”, duke pretenduar se ishte vendi i dy tempujve hebrenj në kohët e lashta./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne