Tre gazetarë rusë vriten në Afrikën Qendrore?3

Disa sulmues të panjohur kanë vrarë tre gazetarë rusë në Republikën e Afrikës Qendrore.

Duke iu referuar disa burimeve anonime, agjencia ruse e lajmeve TASS lajmëron se gazetarët në Republikën e Afrikës Qendrore u vranë teksa xhironin një film dokumentar.

Gazetarët pretendohen se xhironin një film dokumentar mbi një grup mercenar paramilitar rus “Vagner”.

Burimi i njëjtë thekson se sulmuesit e armatosur ndaluan dhe vranë gazetarin Orhan Jemal, kameramanin Kiril Radchenko dhe producentin Aleksandar Rastoruyev.

Zëdhënësja e Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme Maria Zaharova tha se institucionet ruse janë në kontakt me autoritetet e Afrikës Qendrore dhe se policia ka gjetur trupat e tre personave të vrarë. Nuk konfirmoi se bëhet fjalë për gazetarë rusë.

Nga qendra hulumtuese që prodhon dokumentarin njoftuan se edhe ata nuk dëshirojnë t’u besojnë informacioneve paraprake, porse gjithçka shpie në atë se janë të vërteta. (AA)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne