Liria, Monika dhe Linda…
Në darkën e fundvitit me trupin diplomatik, Edi Rama, deklaroi se bashkëshortja e tij, Linda Rama, është opozita reale dhe e ashpër që e kritikon dhe e korrigjon për çdo vendim e qëndrim.
Një ditë pas deklaratës së Edi Ramës, në TV-“Klan” doli Linda, me skenar pyetjesh e përgjigjesh, dukshëm për të pastruar akuzat për pasuritë e shtuara në 11 vite të pushtetit të bashkëshortit, por dhe për të mohuar lobimin dhe ndikimin absolut në vendim- marrjet e qeverisë.
Edi Ramës, i dështoi qëllimi për të cilin e nxori Lindën në ekran, sepse Blendi Fevziu, nuk i bëri pyetjet që i bëhen gruas së një kryeministri 11 vite në pushtet, me ministra ne burg, me sjellje autokrati e shumë afera korrupsioni dhe lidhje me krimin e organizuar.
Por shqiptarët e dinë të vërtetën, pavarësisht se ajo tha që nuk ka shtuar as 1 cent e as 1 tullë pasuri gjatë pushtetit të të shoqit, dhe se nuk e ka pyetur për asnjë nga vendimarrjet e tij në qeveri.
Në fakt, Linda Rama është një nga 3 gratë, kryeministre de fakto të Shqipërisë gjatë këtyre 32 viteve trazicion, që jo vetëm monitoron vendimet e bashkëshortit kryeministër, por kur i intereson, ajo lobon, ia jep të gatshme vendimet e qeverisë dhe e dikton t’i miratojë me shpejtësi.
Në 11 vite e gjysmë pushtet të Edi Ramës, mendja, dora dhe xhepi i Lindës, është në çdo ligj e vendim për PPP në arsim, shëndetësi, landfille, kulla, resorte, monopole, financime të OJF-ve, licenca, privatizime dhe interesa të mëdha të grupeve oligarkike e mafioze.
Një nga këto, është skema “Investitor Strategjik” në vijën bregdetare, deri tani me bilanc 15 miliardë Euro toka e plazhe, të vjedhura edhe nga mikesha e miq të lidhur në interesa me Linda Ramën e me të afërm e ish-familjarë të saj,
Grabitja e pasurive me këtë skemë, ishte ide fillestare e Linda Ramës e hedhur nëpërmjet OJQ-ve të saj në fund të vitit 2014, kohë kur bashkë me përfituesit aktual ndikoi te bashkëshorti, ndërsa në maj 2015 u miratua ligji, me përmbajtje grabitjen e tokave në bregdet e në zonat preferenciale.
Dhe zgjatja 3 herë e afatit të “Investitorëve Strategjik”, duke e shtyrë deri në 31 dhjetor 2026, thuhet se ka qenë kërkesë dhe ndikim i Lindës, por këtë herë në mirëkuptim me bashkëshortin kryeministër, si të përfshirë bashkë në këto afera.
Gruaja tjetër presidente dhe kryeministre de fakto e Shqipërisë në vitet 1992-1997 e 2005-2013, ka qenë Liri Berisha, zonja e heshtur, që komandonte në hije, pushtetin absolut të burrit gjatë piramidave dhe privatizimit të ekonomisë, bashkë me vëllain e saj ndërtues.
Ndërsa në vitet 2005-2013, pushteti i Sali Berishës, u nda në dy pjesë, duke u komanduar nga Liri e Argita Berisha, të cilët dolën hapur, me përfshirje në afera korrupsioni e vjedhjesh, me vendime qeverie të firmosura nga kryefamiljari kryeministër.
Me lobim te Bashkim Ulajt, Damir Fazlliçit e Ismail Mulletit te Liri e Argita Berisha, Saliu miratoi grabitjen e pasurive me ligjin “Shqipëria 1 Euro” dhe dha koncesione në porte, naftë, miniera, pulla fiskale, shërbime transporti, shitje rafinerie e HEC-esh, fabrikën e Gërdecit etj., etj.
Gjatë 8 viteve të Sali Berishës kryeministër; qeverinë e komandonin Liri e Argita Berisha, të cilat jo vetëm diktonin ligje e vendime qeverie, por urdhëronin shfuqizim të atyre që i pengonin, siç ishte vendimi për kompleksin “Partizani”, shitja e ARMO-s dhe detyrimi i bizneseve prej hijes së pushtetit familjar, që të paguanin mijëra Euro te fondacioni i Liri Berishës.
Gruaja tjetër kryeministre, kryetare kuvendi dhe presidente de fakto e Shqipërisë, ka qenë Monika Kryemadhi, me babëzi, egërsi e tutorizëm më të përbindshëm mbi Ilir Metën, se sa Liria e Argita mbi Sali Berishën dhe Linda mbi Edi Ramëm.
Pas aferave të Ilir Meës ishte gjithmonë Monika si ofruese dhe diktuese për t’i finalizuar; madje ministrat dhe drejtorët e PS në vitet 1998-2003 dhe të LSI në 8 vite pushtet me PD e PS, nuk mund të firmosnin vendime pa dijeninë e saj dhe kishin gafik dorëzimi pasurish te ajo.
Dosja e SPAK, vërtetoi rolin e Monikës Kryemadhit, si komanduese e pushteteve të Ilir Metës./Pamfleti