Tre Haremet tona të Shenjta!

Ne muslimanët, kudo qofshim, kemi tre hareme të shenjta. Fatkeqësisht, prej shumë dekadash, dashje pa dashje jemi mashtruar me termin “Dy Haremet e Shenjta”! E kemi lexuar, dëgjuar e shprehur, e dëgjojmë dhe e shprehim me shumë përmallim për Qaben tonë dhe Xhaminë e Resulull-llahut të zemrave!

Sa herë që e kemi thënë a e themi këtë, në fakt kemi fshehur në heshtje hakun e Kudsi Sherifit në veteveten tonë!

Edhe në vizitat e kohës së Haxhit, thuajse s’e vizitojmë xhaminë e Dy Kibleve, që t’na kujtojë sadopak hakun e Kudsi Sherifit, Aksasë Mubareke..!?

Sidoqoftë, ne jemi ende në kohë për të kërkuar falje në heshtje, por jo vetëm, për këtë lajthitje drejt së cilës pranuam pa vetëdije të tërhiqemi..! Për të shpresuar gjithësecili prej nesh, të bëhemi dëshmitarë të pastrimit të Kudsi Sherifit nga pluhuri i hutimit dhe neglizhenca e krejt ymetit në hak të tij!

Asnjëherë nuk duhen harruar shenjtëritë dhe asnjëherë nuk duhet toleruar abuzimi i kujtdo qoftë me shenjtëritë!

Kush toleron abuzimin, shkeljen a tjetërsimin e shenjtërive, në fakt ka pranuar të kthehet në qenie pa dinjitet, pa shtyllë kurrizore, pa mendje, pa gjuhë, pa emër, pa rrezatim, pa hije, pa të shkuar, pa të sotme, pa të ardhme!

Kudsi Sherifi është Një ndër Tre Haremet e krejt muslimanëve në mbarë botën. Kush nuk na respekton shenjtëritë, na i prek a na i cënon ato, në të vërtetë dëshmon të kundërtën e atyre vlerave hyjnore, që janë garanci për paqen dhe mirëqenien në botë!

Imam Muhamed B. Sytari

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne