Shqiperia Uncategorized

Tre musketjerët e Edi Ramës që rrëzojnë kauzën e antikorrupsionit

(Skandal) Edi Rama zgjodhi të “fshijë” të gjithë zevëndësminitrat në detyrë të qeverisë së tij.
Nuk la asnjë ndër ta, të gjithë i hoqi.

Natyrisht, sipas tij i zevendesoi edhe pse eshte veshtire te besohet se ka gjetur nje qe te zevendesoje Ilir Bejten tek energjia, Ervin Meten tek financa, Rauf Dimrajn tek sporti, Alfred Dalipin tek urbanizimi, Zef Çunin te Kultura,  Stefan Cipen tek punet e brendeshme.

Ata ishin te gjithe socialiste.

Por ai nuk e beri kete zgjedhje tek ministrat, te cilet, me perjashtim te Mimi Kodhelit, te gjithe i konfirmoi, pervec atyre qe ju shkriu ministrine fare. Madje konfirmoi edhe me te perfolurit nder ta.

Edi Rama nuk zgjodhi te kete ne dore te njejten fshese edhe kur emeroi sekretaret e pergjithshem te cdo ministrie te re.
Ai u ndal dhe rikonfirmoi nje pjese te tyre.

Ne fakt, ai i rezistoi furise se ankesave te ministrave te tij per ta.
Ata donin ti kishin aty edhe nje here “firmat” e tyre.

Por nuk i hoqi ama. I ricikloi.

Edi Rama po i jep nje kauze mandatit te tij te dyte-luften ndaj korrupsionit.
Ai e ka kapur keq me cdo funksionar te vogel te shtetit qe po drejton, nuk le fjale pa nxjerre nga goja per ta aq sa ju ka kallur daten.
Te jete vec kaq qellimi?
Ai mendon se keshtu ata do te sherbejne me mire ndaj kujtdo, perfshire dhe tregtaret grabitqare shqiptare.
Do bej dhe shembull ndonje prej tyre.
Por aty poshte.

Lart nuk duket se ka te njejten gjuhe, te njejten kauze.

Tre prej rrestit te shkurter kete here te sekretareve te pergjithshem, kane qene shenjestra te lehta te Kontrollit te Larte te Shtetit.

Te lehta per shkak te veprimeve te tyre te dyshuara si abuzive, por te pretenduara qarte si te paligjshme nga ana e KLSH.

Koli Bele tek bordi i ALBPETROL dhe ne ministri, Plarent Ndreca ne ministri dhe, Gentian Keri ne APP, jane kontrolluar per veprimet e tyre nga KLSH, jane gjetur prej tij ne shkelje te rende te ligjeve te fushes ne fuqi, madje edhe jane kallezuar ne prokurori per to.

Kaq duhet te kish mjaftuar qe kryeministri te bente nje hap pas per ta.
Por Edi nuk e beri.
Ata jane “tre musketjeret” e tij, por qe cenojne fort kauzen e betejes kunder korrupsionit qe po mundohet shume ta ngreje me fjale ne publik.

Ne fakt ata jane lart, po te kishin qene poshte do ju punonte qindin!

OPINIONE