Tregimet e Biblës: Si i përdor Netanjahu shkrimet e shenjta për të justifikuar interesat e Izraelit

Kryeministri i Izraelit është një dashamirës i madh i Biblës, sidomos kur libri i shenjtë 2700 vjeçar përdoret për të çmitizuar politikën izraelite. Citimet biblike nga Benjamin Netanyahu në mbrojtje të lëvizjes së Trampit per Jerusalemin, janë shembulli më i fundit i këtij fenomeni.

Gjatë takimit në Soçi në gusht, Presidenti rus Vladimir Putin i paraqiti Netanjahut një kopje të Biblës së parë të shtypur me komente nga Rashi, një rabin dhe dijetar i njohur mesjetar francez. Ishte një dhuratë e përshtatshme, duke pasur parasysh se kryeministri izraelit është i njohur për dashurinë e tij për të cituar Biblën, si me qenë një rezolutë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Pas vendimit të debatueshëm të Donald Trampit për të njohur Jeruzalemin si kryeqytetin e shtetit hebre, Netanyahu u mbajti leksion krerëve të BE-së me qëllim ndjekjen e shembullit amerikan. Argumenti i tij? Bibla e mbështet lëvizjen e Trampit. “Ju mund ta lexoni tek një libër shumë i mirë, quhet Bibla,” i tha Netanyahu presidentit francez Emmanuel Macron të dielën.

Por dashuria për Biblën shkon deri në kohërat e faraonëve.

Netanjahu përdor Biblën për të provuar lidhjet hebreje me Hebronin

Në korrik, Komiteti i Trashëgimisë Botërore i UNESKO-s votoi të njohë Qytetin e Vjetër të Hebronit dhe Varrin e Patriarkëve si vende të trashëgimisë palestineze. Në përgjigje, gjatë mbledhjes së tij javore të kabinetit, Netanyahu lexoi nga Zanafilla 23: 16-19 duke këmbëngulur se pasazhi tregon qartësisht “lidhjen midis popullit hebre dhe Hebronit, ndërsa Varri i Patriarkëve është një blerje e historisë që nuk ka të krahasuar në historinë e popujve.”

Në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në shtator, Netanyahu tha: “A nuk ka kufi për absurditetet e OKB-së kur bëhet fjalë për Izraelin? E pra, me sa duket jo. Sepse në korrik, UNESCO shpalli Varrin e Patriarkëve në Hebron një vend Palestinez të Trashëgimisë Botërore. Kjo është më keq se lajmi i rremë; kjo është histori e rreme. Mos harroni, se Abrahami babai i Ismailit dhe i Isakut është varrosur atje, por edhe Isaku, Jakobi, Sara, Rebeka emri hebre i Sarës, meqë ra fjala Sarah, Rebeka dhe Lea, thjesht ishin patriarkë dhe matriarkë të popullit hebre. E pra, këtë nuk e lexoni dot në raportin e fundit të UNESCO-s, por nëse doni ju mund të lexoni në lidhje me këtë në një botim disi më të madh. Quhet ‘Bibla’. Ju sugjeroj ta lexoni. Kam dëgjuar se ka marrë katër e gjysmë nga pesë yje në Amazon. Ja vlen leximi. Unë e lexoj çdo javë.”

Putini nuk impresionohet nga tregimet e lashta biblike

Në një vizitë në Moskë në mars, Netanyahu përmendi historinë e lashtë në një përpjekje për të bindur Putinin se Irani është një kërcënim i vjetër persian. Putini e filloi takimin e tyre duke i uruar Netanyahut një Purim të lumtur, e cila është një festë tradicionale hebraike që shënon shpëtimin e popullit hebre nga Hamani, një vezir i Perandorisë së lashtë perse.

Në përgjigje, Netanyahu tha se rreth 2500 vjet më parë Persia bëri “një përpjekje për të shkatërruar popullin hebre por që nuk pati sukses”, duke theksuar se “sot ka një përpjekje nga trashëgimtari i Persisë, Irani për të shkatërruar shtetin e hebrenjve”.

Por Putini dukej i patundur nga tregimet biblike, duke u përgjigjur se ngjarjet në fjalë kishin ndodhur “në shekullin e pestë pes” dhe se “tani jetojmë në një botë tjetër”.

Netanjahu u zhgënjye që UNESCO nuk e lexoi Biblën

Netanyahu e qortoi UNESCO-n për mos konsultime me Biblën përpara se të vendoste mbi monumentet historikë. Duke kritikuar një vendim të UNESCO-s në vitin 2016 lidhur me statusin e vendeve të shenjta në Jeruzalem, Netanjahu tha, “edhe nëse nuk e lexojnë Biblën, do tju sugjeroja anëtarëve të UNESCO-s që të vizitojnë Harkun e Titit në Romë. Harku tregon atë se si romakët e sollën në Romë pasi shkatërruan dhe plaçkitën Tempullin e dytë në Malin e Tempullit 2,000 vjet më parë. Atje, e gdhendur në Harkun e Titit, është menorah që është simbol i popullit hebre, dhe sot është simboli i shtetit të Izraelit “.

Koha për Netanyahun që të kthehet në Shkollën e të Dielës?

Jo të gjithë kanë frikë nga njohuria dhe interpretimi i Netanjahut për librin e shenjtë. Në një intervistë për NBC, ministri i jashtëm iranian Javad Zarif foli për referencat e Netanyahut në Bibël, sidomos kur fjala ishte për të “provuar” se Irani kërkonte shkatërrimin e shtetit hebre.

“Ai madje shtrembëron shkrimet e shenjta”, tha Zarif për Netanjahun. “Nëse lexoni librin e Esterit, do të shihni se ishte mbreti iranian ai që i shpëtoi hebrenjtë”.

Zarif pastaj bëri disa rishqyrtime historike, duke vënë në dukje se “me të vërtetë është për të ardhur keq që fanatizmi të arrijë deri në pikën për të bërë akuza kundër një kombi të tërë i cili i ka shpëtuar çifutë tri herë në historinë e tij: Një herë gjatë kohës kur një kryeministër po mundohej që ti vriste çifutët dhe mbreti i shpëtoi ata; përsëri gjatë kohës së Kirit të Madh, kur i shpëtoi çifutët nga Babilonia dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur Irani i shpëtoi çifutët”./rt/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne