Trembet Rama, lutet që të mos bllokohen rrugët

Një ditë para protestës së lajmëruar nga opozita, kryeministri Rama akuzoi Partinë Demokratike se po kërkon të destabilizojë vendin.

“Ata që janë ngujuar sot në çadër nga frika e drejtësisë nuk e kanë aspak problem të prodhojnë probleme të reja për njerëzit dhe halle e konflikte të reja për vendin. Duan destabilizim, rrëmujë tym sepse e kuptojnë se çadra nuk i mbron dot edhe për shumë kohë nga drejtësia”, u shpreh kryeministri Rama.

Kryeministri u kërkoi qytetarëve të mos bëhen pjesë e protestës që siç është lajmëruar do të bllokojë rrugët kombëtare.

“Kush është shqiptar dhe me të drejtën e tij nuk e do këtë qeveri dhe mua për kryeministër duhet të refuzojë sidoqoftë të bëhet mercenar i politikës së përbuzjes për Shqipërinë duke bllokuar rrugët ku qarkullojnë njerëzit e këtij vendi. Fëmijë, nxënës, punonjës, të sëmurë, të mirat materiale që furnizojnë ekonominë e familjeve”, tha Rama.

Kryeministri Rama tha se Policia e Shtetit ka për detyrë të dokumentojë çdo shkelje të ligjit dhe të çojë para drejtësisë këdo që shkel ligjin.

“A ja vlen të paguash ti, njeriu i zakonshëm për dëmin që ata duan t’i shkaktojnë Shqipërisë që të mos përgjigjen para drejtësisë për dëmet që të kanë shkaktuar edhe ty, demokrat e socialist, unë them jo, destabiliteti nuk do të arrihet kurrë, kush ngre dorën kundër shtetit e jo më policisë së shtetit nuk ka asnjë shans të fitojë mbi interesin e Shqipërisë. Drejtësia ka vonuar po nuk ka harruar, ajo është te pragu i derës sonë.”, theksoi Rama.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne