Tribunali i pavarur kinez: Po, pakicës ujgure dhe të tjerëve iu merren organet për shitje

Qeveria kineze i merr dhe i shet organet trupore nga pakicat e përndjekura fetare dhe etnike. Ato shiten në një masë të lartë, u tha në takimin e Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

Duke folur në selinë e këshillit në Gjenevë, avokati Hamid Sabi prezantoi gjetjet e Tribunalit të Kinës, një gjykatë e pavarur me bazë në Londër , e cila dokumentoi akuzat e “vjeljes” së detyruar të organeve.

Hamid Sabi i tha këshillit se vendet anëtare të OKB-së e kanë detyrim ligjor të veprojnë pasi raporti përfundimtar i gjykatës zbuloi se “krimet kundër njerëzimit ndaj pakicave, sidomos ndaj komunitetit musliman ujgur, ishin të pakontestueshme”.

Tribunali i Kinës u kryesua nga Sir Geoffrey Nice, prokuror në gjykatën kriminale ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, i njëjti që drejtoi çështjen kundër Slobodan Miloshevic. Ai dëgjoi prova nga hetuesit e të drejtave të njeriut, ekspertët mjekësorë dhe dëshmitarët.

Sir Geoffrey arriti në përfundim se kishte prova të qarta se Kina kishte nxjerrë organet, dhe duke vrarë anëtarët e grupit shpirtëror “Falun Gong” për të paktën 20 vjet. Raporti pohoi dhe se praktika ishte duke vazhduar edhe sot.

“Të arrestuarve iu morë organet teksa ishin ende gjallë. Veshkat mëlçitë, zemrat, mushkëritë, kornea e syrit dhe lëkura u hoqën dhe shndërruan në mall për shitje”, thuhet në raportin përfundimtar të prokurorit.

Gjykata tha se kishte prova, megjithatë më të pakta, të marrjes së detyruar të organeve nga të arrestuarit e pakicës myslimane Ujgure, si dhe nga Tibetanët e disa sekteve të krishtera.

Fushata e paraburgimit dhe “riedukimi” që Kina e synon për më shumë se një milion ujgur të provincës Xinjiang ka nxitur dënim ndërkombëtar. Gjykata gjeti prova se qeveria ishte duke i përdorur ujgurët si “bankë organesh” pasi iu nënshtroheshin testimeve të rregullta mjekësore.

Kina ka mohuar në mënyrë të përsëritur përdorimin e praktikave joetike të transplantimit të organeve, dhe tha se ndaloi përdorimin e organeve nga të burgosurit e ekzekutuar në vitin 2015. Madje në një deklaratë, qeveria akuzoi Gjykatën e pavarur me qendër në Londër për përhapjen e “thashethemeve”.

Industria e transplantimit të organeve vlerësohet se i shton Kinës më shumë se 1 miliardë dollar në vit.

Disa vende, përfshirë Italinë, Spanjën, dhe Tajvanin, kanë tashmë kufizime për ata që kërkojnë të udhëtojnë në Kinë për operacionin e transplantimit të organeve.

Shënjestrimi i grupeve minoritare për “vjeljen e organeve” çon akuza deri në nivelin e gjenocidit, dhe krahasohet me shembuj të tjerë të persekutimit masiv fetar e racor të Luftërave Botërore. /tesheshi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne