Trimat e Edi Rames bien ne kanal, Edi i braktis dhe shkon drejt Korces

KORÇË – Trimat qe shoqerojne kryeministrin Edi Rama kane rene ne nje kanal teksa shoqëronin kreun e qeverisë për në mbledhjen e përbashkët me qeverinë e Kosovës.

Makinat e përfshira në aksident janë një “Toyota” dhe një “Mitsubishi” me targa të Ministrisë së Brendshme (makinat që qëndrojnë pas automjetit ku udhëton kreu i qeverisë). Automjeti tip “Mercedes Benz” ku udhëtonte Rama nuk ka pësuar asnjë dëmtim. Ka qenë fillimisht “Mitsubishi” me targa MB 277 AA  i cili është përplasur me makinën “Golf 2” me targë AA 426 FD në emër të Aleksandër Naçi, i cili udhëtonte në sensin e kundërt. Më herët Golfi ka goditur “Range Rover” me targë AA 313 DX i cli udhëtonte përpara tij.

Pikërisht makina “Golf”, sipas policisë, pas “Range Rover” ka goditur “Mitsubishin” e eskortës dhe më pas edhe “Toyota”-n, këtë fundit duke e nxjerrë nga rruga. Automjeti tip “Toyota”, ku udhëtonin tre gardistë, ka përfunduar në kanal, pasi ka kapërcyer barrierat mbrojtëse të rrugës.

Bëhet e ditur se tre punonjës të Gardës, Ervin Musai, Klodian Llaka dhe Shkëlqim Pojana (shofer) kanë mbetur të lënduar si dhe dy persona të tjerë të cilët ndodheshin në automjetin “Golf”. Tre gardistët e lënduar udhëtonin me makinën “Toyota”. Një prej tyre, Ervin Musai është në gjendje më të rëndë, pasi ka fraktura në shtyllën kurrizore. Ai është transportuar me një helikopter të Ministrisë së Shëndetësisë në drejtim të Tiranës për mjekim më të specializuar.

Pavarësisht nga aksidenti i eskortës së automjeteve, kryeministri Edi Rama qe mesa duket ka qene high nuk ka ndaluar te kujdeset per rojet e tij por ka vijuar udhëtimin i qete në drejtim të qytetit të Korçës ku do të zhvillohet mbledhja e përbashkët e dy qeverive Shqipëri-Kosovë.

Tre gardistët e lënduar

Ervin Musai (Gardist)

Klodian Llaka (Gardist)

Shkëlqim Pojana (shofer i makinës Toyota)

Mendohet qe ne ditet  ne vijim Edi Rama me VKM do ti shpalli te tre rojet e tij heroj kombetar.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne