Remi Ilir Kushi
Kam lexuar shumë bij komunistësh dhe ish-komunistë që shfaqen si të djathtë në Shqipëri, duke mbështetur Netanyahun si triumfin e së mirës mbi të keqen. Një nga gabimet më të mëdha të demokracisë shqiptare është se e djathta u ndërtua nga lafarakë brekëgrisur, që regjimi komunist i mori nga injoranca dhe skamja, duke iu dhënë të ardhme në arsim dhe duke u ndërtuar karriera.
Të jesh i djathtë nuk do të thotë të lëpish bo.et e të fortëve, të vjedhësh dhe të kërkosh shfarosjen e popujve të varfër.
E djathta është rrymë që mbështetet në reforma ekonomike me orientim nga biznesi privat. I jep prioritet familjeve konservatore. Ndërton aleanca politike, duke i dhënë përparësi sovranitetit kombëtar, jo nënshtrimit, shitjes së territoreve dhe vasalitetit ndaj Izraelit apo çdo fuqie të huaj.
Tritan Shehu është produkt i perversitetit politik të ndërtuar në Shqipëri nga Ramiz Alia.
Sigurisht, njerëz gabojnë, apo e përdorën komunizmin si shpresën e vetme për të ndërtuar një të ardhme gjatë regjimit komunist.
Por njerëz si Tritan Shehu nuk gabojnë apo reflektojnë; ata lindin dhe edukohen në familje që t’u shërbejnë me devotshmëri pushteteve, jo të zgjedhin anën e drejtë të historisë. Të quash një popull terrorist, duke fshehur krimet 80-vjeçare të Izraelit ndaj popullsisë palestineze, nuk je asgjë tjetër veçse një vemje, sado miliona euro të kesh bërë në shërbim të interesave të huaja, në dëm të së ardhmes kombëtare.
Të jesh i djathtë, o Tritan, duhen shtatë breza me çifligje dhe prona, jo harbutë që komunizmi i edukoi dhe që më pas kërkojnë padronë të rinj. E gjithë bota kerkon paqe, ti japin fund lufterave, sepse çdo popull ka të drejtë të ketë atdhe. Eh more Tritan që nderron padron, por jo profesion.
Historia e Preshit
Preshi vlerësohej që në lashtësi nga egjiptianët e vjetër, grekët dhe romakët. Madje, në një prej atyre kthesave të çuditshme të historisë, preshi u bë edhe simbol kombëtar i Uellsit dhe vazhdon të mbahet me krenari gjatë Ditës së Shën Davidit.
Por studiuesit pellazgë kanë shkuar edhe më larg. Ata e nxjerrin preshin me origjinë shqiptare, duke u mbështetur sidomos te gjethet e tij të prera dhe te fakti se rrënja e fjalës, sipas tyre, shpjegohet vetëm në gjuhën shqipe. Për një studiues pellazg, kjo është pothuajse provë shkencore.
Sipas Plinit Plak, perandori romak Neroni ishte një manjak i vërtetë pas preshit. Kishte caktuar ditë të veçanta çdo muaj kur nuk hante asgjë tjetër, madje as bukë. Hante vetëm presh me vaj ulliri, sepse besonte se kështu do të kuronte zërin.
Historianë të tjerë të kohës e përshkruajnë preshin edhe si një mjet(vibrator) që përdorej në lojërat seksuale të festave të Neronit, të cilat mund të zgjasnin me ditë të tëra dhe ku merrnin pjesë fisnikë, skllevër e prostituta, shpesh në vende publike si Circus Maximus apo në liqene artificiale, ku mysafirët shërbeheshin nga gra dhe burra të zhveshur. Pra, që në lashtësi, preshi nuk kishte qenë thjesht një zarzavat, por dhe ambicie aristokratike.
Preshi shqiptar
Gjatë periudhës komuniste, preshi u bë zarzavatja më e dashur në tavolinat e pothuajse çdo shqiptari. Aq shumë presh hëngrën shqiptarët, sa me rënien e komunizmit, pasi u kishte ardhur preshi në majë të hundës, filluan ta shihnin me inat.
Për dekada, preshi ishte futur në çdo gjellë, në çdo tavolinë dhe në çdo dimër shqiptar, derisa shqiptarët, me ardhjen e demokracisë, vendosën se kishin nevojë për diçka më moderne.
Për shumë vite, statusin e kryeqytetit shqiptar të preshit e kishte pasur Luzi i Kavajës. Prasi i Luzit ishte i famshëm për cilësinë dhe shijen e tij. Por demokracia, siç ndodh shpesh me historinë shqiptare, nuk solli drejtësi për të gjithë. Prasi i Luzit u persekutua si pras komunistësh. Dhe, duke humbur famën e dikurshme, vendin e tij do ta merrte Lushnja.
Prreshi i Lushnjes- viti 1997.
Në ato ditë të trazuara, një politikan i famshëm që kishte bërë karrierë edhe gjatë komunizmit, kur si drejtues i rinisë komuniste shqiptare kishte udhëhequr prishjen e kishave dhe xhamive, në demokraci ishte shfaqur si antikomunist i betuar dhe pararoja e rindërtimit të kishave, sidomos atyre katolike.
Ai fliste vazhdimisht për krimet dhe tmerret e komunizmit. Për varfërinë, për njerëzit që, sipas tij, ishin ushqyer vetëm me presh.
Por një ditë, gjatë një përleshjeje me disa fshatarë nga zona e Lushnjës, ndodhi një incident i vogël, por me pasoja të mëdha për historinë e kuzhinës shqiptare:
Tritani kishte ngrënë preshin nga mbrapa, duke u etiketuar si hipokrit.
Që nga ajo ditë, nëpër rrugë e nëpër kafene, filloi të përhapej një emër i ri:
Preshi i Tritanit.
Brenda qarqeve të Partisë Demokratike qarkullonin edhe thashetheme se, në fund të fundit, preshi i kishte shijuar. Tritani nuk e komentonte. Por natën vonë, merrte makinën dhe nisej drejt tokave të Lushnjës të kerkonte prresh.
Dekada kaluan. Askush nuk mbillte më prresh si dikur, me përjashtime të vogla. Por prreshi i ri nuk ishte më ai i vjetri. Nuk kishte cilësinë bio, as forcën e duhur. Dhe mbi të gjitha, nuk i përshtatej më orekseve të Tritanit.
Prreshi i izraelit
Kështu filloi kërkimi. Tritani lexonte se në cilin vend të botës rritej preshi më cilësor. Një ditë zbuloi Neronin. Kur mësoi për dashurinë e perandorit romak ndaj preshit, iu duk sikur kishte zbuluar një paraardhës shpirtëror. Neroni kishte qenë i çmendur pas preshit. Edhe Tritani. Në mendjen e tij, lindi një ide e madhe:
Ndoshta nuk ishte Tritani që kishte ndryshuar. Ndoshta kishte rilindur Neroni.
Kërkimi vazhdonte. Më në fund zbuloi se preshi më cilësor i botës rritej në Izrael.
Kjo nuk ishte e gjitha. Prreshi kishte edhe një status të rëndësishëm në traditën hebraike. Izraelitët e quajnë karti dhe e konsumojnë gjatë Rosh Hashanah, Vitit të Ri hebre. Në këtë festë hahen edhe qofte prreshi, ndërsa bëhen lutje që armiqtë të largohen, të fshihen e të shkatërrohen.
Preshi përmendet edhe në Bibël, në Librin e Numrave, si një prej perimeve që fëmijët e Izraelit dëshironin dhe që u mungonte pasi u larguan nga Egjipti dhe hynë në shkretëtirë.
Tritani kishte gjetur më në fund vendin e përsosur- presh, bibël, Izrael. Kështu, nga ish-komunist, në antikomunist, nga antikomunist në katolik dhe nga katolik në filo-izraelit të vendosur. Që prej asaj kohe, sipas gojëdhënave që qarkullojnë nëpër korridoret e historisë, Tritani nuk pyeste më:
– ku është e majta apo e djathta, por vetëm ku ndodhej prreshi. Nëse dikush i përgjigjej:- Në Lushnjë. Tritani tundte kokën jo, kam kaluar nga ajo fazë. Pastaj hipte në avion dhe fluturonte drejt arave me prresh të Izraelit/fb

















