Shqiperia

Tritol banesës së 47-vjeçarit në Laprakë, arrestohet i riu. Konflikti që kishte me djalin e familjes

Zbardhet në kohë rekord ngjarja e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në rrugën “Tahir Sinani”, ku shpërtheu një sasi lënde eksplozive në derën e jashtme të banesës së shtetasit Gjergj Llazi. Bëhet fjalë për të riun me inicialet E. M.

NJOFTIMI I POLICISE

Pas një pune intensive, profesionale dhe hetimore u bë i mundur identifikimi, lokalizimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje.

Vihet në pranga 26-vjeçari. Menjëherë pas ngjarjes së ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në rrugën “Tahir Sinani”, në derën e jashtme të banesës së shtetasit Gj. Ll., ku shpërtheu një sasi lënde plasëse duke shkaktuar dëme materiale, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 vijuan punën intensive për zbardhjen e ngjarjes.

Si rezultat i veprimeve profesionale dhe punës intensive të pandërprerë hetimore të bërë nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi, lokalizimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar E. M., 26 vjeç, banues në Tiranë.

26-vjeçari ka pranuar autorësinë dhe është shprehur se shkaku i vendosjes së lëndës eksplozive ka qenë një konflikt që ai kishte patur me djalin e të zotit të banesës.

Materialet do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Shkatërrim i pronës me eksploziv”./Tpz

OPINIONE

INTERVISTA