Tritol makinës në Vlorë, forcat RENEA çaktivizojnë pakon me lëndë plasëse. Ishte vendosur…

Një sasi eksplozivi është pikasur në një makinë gjatë natës në Vlorë. Ngjarja ndodhi në mesnatë në lagjen “Hajro Çakërri”. Burime zyrtare nga policia e Vlorës bënë me dije se është marrë informacion se poshtë një automjeti të markës “Benz” në pronësi të shtetasit S. B., që ishte i parkuar ndodhej një pako e vogël e dyshuar me lëndë plasëse.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, të cilat vendosën perimetrin e sigurisë dhe forcat antieksploziv të Reneas, të cilat pas veprimeve të para bënë çaktivizimin e pakos, e cila kishte brenda saj lëndë plasëse.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne