Tritol marketit në Shkozë, shkak dyshohet konfliktet e pronarit! Autori i maskuar u kap nga kamerat e sigurisë

Një sasi tritoli ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit në pjesën e jashtme të një marketi në rrugën “Ramazan Gaxherri”, Shkozë.

Një sasi tritoli ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit në pjesën e jashtme të një marketi në rrugën “Ramazan Gaxherri”, Shkozë, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Sipas burimeve marketi është në pronësi të Lulzim Likës, babait të Aldo dhe Ali Lika, të shpallur në kërkim për atentatin e një jave më parë ndaj Kajdi Spajës, ku mbeti i plagosur polici Anxhelo Kumaraku.

Ngjitur me marketin ndodhet edhe një lokal i cili është në pronësi të vëllait tjetër të Likëve. Ngjarja dyshohet të jetë hakmarrje e atentatit të 18 majit, megjithatë deri tani nuk dihet autori.

Të njëjtat burime thonë se autori i kapur nga kamerat e sigurisë pasi vendos lëndën plasëse largohet në këmbë nga vendi i ngjarjes. Vijojnë hetimet për kapjen dhe identifikimin e autorit.

“Rreth orës 04:15, në rrugën “Ramazan Gaxheri”, në pjesën e jashtme të një marketi, dyshohet se te motori i kondicionerit, ka shpërthyer një sasi lënde e dyshuar plasëse.

Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve, si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të rasti”, njoftoi sot policia./shqiptarja

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne