Tritol poshtë Benzit/ Shpërthen i fuqishëm në Tiranë, terrizohen qytetarët (EMRI)

Një makinë ka shpërthyer në rrugën “Ramazan Bogdani” në Tiranë, mëngjesin e kësaj të premteje.

Shpërthimi ka ndodhur ngjitur me ‘Frigoriferin’ dhe mendohet të jetë shkaktuar nga një bombë që i është vënë një Benzi CLS, e cila ishte parkuar pranë një pallati.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:45 dhe mësohet se automjeti ka qenë në pronësi të shtetasit Artion Bylyku.

Burime zyrtare bëjnë me dije se automjeti ka shpërthyer në momentin që Artion Bylyku ka tentuar të futet brenda në makinë.

Zona është shumë e populluar dhe me nxënës të shkollave, ndërsa kanë qenë qytetarë ata që kanë raportuar lajmin.

Nga informacionet paraprake nuk raportohet për të lënduar por vetëm në dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./Boldnews

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne