Policia e Elbasanit ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me eksplozivin e vendosur sot në banesën e Talo Çelës, të shumëkërkuarin e drejtësisë shqiptare për disa ngjarje kriminale.
Burime zyrtare thanë se ngjarja ndodhi rreth orës 04:45, në fshatin Katundi i Ri.
Sipas bluve, në pjesën e jashtme të banesës e cila është e pabanueshme në pronësi Çelës, 49 vjeç, ka shpërthyer një sasi dyshohet lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit./Tpz