‘Trollet’ e qeverisë nisin sulmin ndaj gazetarit gjerman që publikoi audio-përgjimet

Pas publikimit të audio-përgjimeve të gazetës “Bild” për vjedhjen e votave dhe lidhjen e eksponentëve të PS-së me grupin e Avdylajve, profili i “Facebook”-ut i gazetarit gjerman Peter Tiede është mbushur me trolle.

Mbështetës të Partisë Socialiste, me profilet e tyre ose dhe me profile false kanë komentuar në postimet e gazetarit duke mos u përmbajtur në fjalët që i drejtoheshin. Gazetari është fyer me fjalë nga më të rëndat, ndërsa akuzohet se ka marrë para për të publikuar audiot. Për ata që nuk e dinë kuptimin e fjalës “troll”, nënkupton postime sulmuese ose provokative online dhe personat që i publikojnë ato.

DISA KOMENTE:

Ditën e djeshme gazetari gjerman i gazetës “Bild”, Peter Tiede, publikoi 6 audio-përgjime që vërtetonin se si disa drejtori të rëndësishme në Durrës merrnin urdhra nga grupi i Astrit Avdylajt, se si ky i fundit zgjidhte kandidatët e Partisë Socialiste për deputetë dhe se si punonjësit e administratës kërcënoheshin me pushim nga puna në rast se nuk votonin PS-në.

Në audiopërgjime përfshihet dhe kryebashkiaku i Durrësit, i cili në një telefonatë me Avdylajn duket se kanë një marrëdhënie shumë të afërt me njëri-tjetrin. Madje Avdylaj e dinte shumë mirë se ç’kishte bërë kryebashkiaku një natë më parë, të cilin e quan vëlla. /hashtag

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne