Shqiperia

“Trondit” deputeti demokrat/ LGBTI dhe perversiteti po shtrihen në Parlament

Deputeti demokrat Tritan Shehu ka reaguar ashpër ndaj një projektligji të dërguar në Kuvend për ndryshimin e dokumenteve të identitetit.

E gjitha kjo po bëhet për të plotësuar orekset e komunitetitn LGBTI.

“Askush nuk e shpjegon se si duhet emërtuar ky seks i ri, “tjetër”.
Në disa qenie biologjike ka dhe një “tjetër”, quhet “hermafrodit”, besoj se nuk bëhet fjalë për një term të tillë në propozim.
Perëndia a natyra i kanë ndarë njerëzit në “meshkuj ose femra”, mbi të cilën është mbështetur vetë ekzistenca e qenies njerëzore, familjes si bazë e shoqërisë në të gjithë gjërësinë e fjalës.
Postimi i plotë:

Rreth nje nisme per nje “tjeter”, te krijuar artificialisht e qellimisht nga “disa”:
Deklarohet se ne Kuvend eshte dorezuar nje Projekt Ligj i ri per te vendosur ne dokumentet e identitetit, pervec seksit “mashkull ose femer” edhe nje rubrike “tjeter” per seksin, pa percaktim!
Askush nuk e shpjegon se si duhet emertuar ky seks i ri, “tjeter”.
Ne disa qenie biologjike ka dhe nje “tjeter”, quhet “hermafrodit”, besoj se nuk behet fjale per nje term te tille ne propozimin.
Perendia a Natyra i kane ndare njerrezit ne “meshkuj ose femra”, mbi te cilen eshte mbeshtetur vete ekzistenca e qenies njerrezore, familjes si baze e shoqerise ne te gjithe gjeresine e fjales.
Po keshtu dekalarojne se po pregatisin edhe nje draft tjeter ligjor, qe te ndryshoje Kodi i yne i Familjes per dy qellime:
1-Te pranohet martesa e famija nga kopje homoseksuale, ose nga kjo “ tjetra” pa emer!
2- Te realizohen adoptime te femijeve nga kopje gay ose nga “tjetra”, perseri pa emer.
Pra kerkohet te goditen disa principe baze e te shenjta te shoqerise, rritjes e edukimit te femijeve, identifikimit te njerrezve, themele keto te mbijeteses e zhvillimit njerrezor.
Nje pyetje ne fund per ju miq: A mendoni se kjo “zhurme e re” nxitet te krijohet pikerishit tashti per te larguar vemendjen nga problemet e medha, qe ka sot vendi e kjo Rilindje??
Dhe per ta mbyllur, ketij statusi nuk po i bashkengjis foto, per disa arrsye…

OPINIONE

INTERVISTA