Tronditet Lushnja, ekzekutohet me kallashnikov biznesmeni i makinave (Emri)

Një 35-vjeçar është ekzekutuar mëngjesin e sotëm në Lushnjë. Mësohet se viktimë e atentatit me kallashnikov ka mbetur Besnik Hida, pronari i një pike të grumbullimit të mjeteve.

35-vjeçari ka qenë në një lokal në katin e dytë të një objekti kur është qëlluar me breshëri automatiku. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet, ndërkohë që janë ngritur pika kontrolli në gjithë qytetin dhe rrugët hyrëse e dalëse.

Sipas të dhënave paraprake, autorët kanë qenë në një makinë dhe janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Ndërkohë mësohet se viktima njihej në zonë si person familjar, i qetë dhe nuk figuron me precedentë./balkanweb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne