TRT: Fillon sot armëpushimi në jugperëndim të Sirisë

Kanali televiziv turk TRT ka njoftuar se nga sot ka filluar armëpushimi në jugperëndim të Sirisë.

Sipas këtij kanali televiziv turk, armëpushimi filloi pas marrëveshjes midis Amerikës, Rusisë dhe Jordanisë. Ky armëpushim u arrit pas takimit të djeshëm midis presidentëve të Rusisë dhe SHBA. Sipas TRT, Sergei Lavrov, ministër i jashtëm i Rusisë dhe mediat jordaneze kanë dhënë lajmin për fillimin e armëpushimit në jugperëndim të Sirisë. Gazeta Al Heyat e cila botohet në Arabinë Saudite, ka njoftuar se pas takimit midis Vladimir Putin, presidenti i Rusisë dhe Donald Trump, president i SHBA, në margjinat e samitit të G në Hamburg të Gjermanisë, është arritur marrëveshja që në jugperëndim të Sirisë të filloj armëpushimi.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne