Trump: Amerika nuk duhet të hynte fare në Lindjen e Mesme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump tha vendi i tij bëri gabim që hyri në Lindjen e Mesme.

Donald Trump bëri një deklaratë të re në median sociale në lidhje me Sirinë.

Ai tha se Amerika nuk duhet të hynte fare në Lindjen e Mesme dhe nënvizoi se vendi i tij tërhoqi 50 ushtarë nga Siria.

Ai bëri të ditur se në rajon ka grupe të ndryshme që luftojnë prej qindra vitesh me njëra-tjetrën dhe shtoi: “Për ne po përfundon një luftë idiote, që nuk ka fund”.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës tha se Turqia duhet të merret me terroristët e DAESH-it të cilët Evropa ka refuzuar ti marrë mbrapsht”./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne