Trump dhe Kim Jong-un kanë mendim të njëjtë për Joe Bidenin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump dhe lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, janë të një mendimi se ish-zëvendës presidenti amerikan, njëherësh kandidat potencial për president nga radhët e Partisë Demokratike, Joe Biden, nuk është inteligjent, raporton Anadolu Agency (AA).

Biden, një kandidat i mundshëm në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen vitin e ardhshëm, javën e kaluar tha se Kim Jong-un është një diktator dhe tiran, ndërkohë që kritikoi Trumpin për takimet që ka realizuar me të.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, komentoi deklaratën e Bidenit dhe zbuloi se çfarë mendojnë për të,Trump dhe Kim.

“Trump pajtohet me mediat e Koresë së Veriut të cilat për Bidenin thonë se është një kokëtrashë me inteligjencë të ulët. Mendoj se Trump dhe Kim pajtohen me këtë mendim rreth ish-nënpresidentit amerikan Biden”, tha Sanders.

Sanders tha se Trump ka marrëdhënie shumë të mira me liderin e Koresë së Veriut, Kim, dhe se këtë e shfrytëzon për të zgjidhur problemet, përfshirë çështjen bërthamore.

“Trump po udhëheq një politikë të suksesshme ndaj Koresë së Veriut ndërsa kritikët e tij nuk janë të paanshëm. Sukses mund të llogaritet fakti se për një kohë të gjatë nuk kishte testime raketash me rreze të gjata veprimi, dhe se nga Koreja e Veriut kthyem qytetarët tanë dhe trupat e ushtarëve të vdekur”, tha Sanders./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne