Trump dhe Netanyahu bisedojnë për zhvillimet e fundit në lidhje me Iranin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe Kryeministri i Izraelit, Benyamin Netanyahu biseduan për zhvillimet e fundit në lidhje me Iranin.

Zëvendëszëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Judd Deere bëri një deklaratë me shkrim në lidhje me bisedën Trump-Netanyahu.

“Presidenti Trump dhe Kryeministri Netanyahu zhvilluan një bisedë telefonike. Dy liderët, krahas përpjekjeve për të penguar aktivitetet e dëmshme të Iranit në rajon biseduan edhe për mundësitë e bashkëpunimit me qëllim zhvillimin e mëtejshëm të interesit të përbashkët kombëtar ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit” shkroi Deere.

Ndërkohë që vazhdon tensioni ndërmjet Amerikës dhe Iranit, udhëheqja iraniane deklaroi se do të tejkalojë sasinë e stokut të uraniumit të pasuruar, që zë vend në marrëveshjen bërthamore, ndërsa udhëheqja amerikane reagoi ashpër ndaj këtij vendimi./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne