Trump: Do të pezullojmë fondet që SHBA ndan për OBSH-në

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka deklaruar se do të pezullojnë fondet që ata i japin Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) të cilën ai e akuzoi për “veprime pro Kinës” në epideminë e koronavirusit të ri (COVID-19).

Trump foli në një konferencë të përditshme për media të zhvilluar në Shtëpinë e Bardhë nga Task Forca për luftën kundër COVID-19. “Kjo javë do të kalojë shumë dhimbshëm, ndodhemi përballë një përbindëshi”, tha në fjalimin e tij Trump duke shtuar se me virusin po luftojnë në çdo front.

Duke vënë në dukje se OBSH-ja është vonuar në thirrjet lidhur me epideminë e COVID-19, Trump rikujtoi se organizata ka kundërshtuar edhe ndalesën e SHBA-ve për udhëtimet drejt Kinës.

OBSH-ja punon e “përqendruar nga Kina”, theksoi presidenti Trump duke shtuar se “Do të shikojmë funksionimin e OBSH-së. Por, megjithatë ne do të pezullojmë në masë të madhe fondet që sigurojmë për OBSH-në”./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne