Bota

Trump, dyshime mbi paanshmërinë e hetuesit Mueller

Edhe pse e ka quajtur atë si një “njeri të nderuar”, presidenti Donald Trump ka ngritur dyshime mbi neutralitetin e Robert Mueller, prokurori special që po heton ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit të kaluar.

Trump tha se miqësia e Mueller me James Comey, i cili kryesonte hetimin deri në momentin që u shkarkua nga posti i drejtorit të FBI-së, është “e bezdisshme”. I pyetur nga “Fox News”, nëse Mueller duhet të tërhiqet gjithashtu, Trump tha se “do të na duhet të presim e të shohim”.Mueller u përcaktua si prokuror special nga Departamenti i Drejtësisë për të udhëhequr hetimin ndaj ndërhyrjes së pretenduar të Rusisë, pas shkarkimit të Comey më 9 maj./ PT

OPINIONE

INTERVISTA