Trump e fillon me shaka takimin e tij me Putin

Presidentët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe i Rusisë, Vladimir Putin zhvilluan një takim dypalësh në kuadër të Samitit të G-20-ës që po mbahet në qytetin Osaka të Japonisë.

Tërhoqi vëmendjen shakaja që bëri Trump para takimit.

Trump e paralajmëroi Putinin që të mos ndërhyjë në zgjedhje në ShBA.

Sipas komunikatës së lëshuar nga Shtëpia e Bardhë, Trump dhe Putin gjatë takimit të tyre në kuadër të samitit biseduan edhe për marrëdhëniet mes dy vendeve.

Të dy liderët u dakorduan që forcimi i marrëdhënieve mes ShBA-së dhe Rusisë përveç që do t’i shërbejë interesave të dy vendeve ajo do të jetë e dobishme edhe për vende të tjera të botës.

Gjatë takimit u bisedua për çështjet e Iranit, Sirisë, Venezuelës dhe Ukrainës.

Të dy krerët ranë dakord mbi propozimin e Trumpit të bërë më parë për përfshirjen e Kinës në negociatat mbi modelin e kontrollit të armëve të shekullit të 21-të./TRT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne