Trump emëron Robert C. O’Brien këshilltar të ri të sigurisë kombëtare

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump sot bëri të ditur se ka emëruar të dërguarin special për bisedimet për pengje, Robert C. O’Brien, si këshilltar të ri të Sigurisë Kombëtare.

“Kam kënaqësinë t’ju njoftoj se unë do të emëroj Robert C. O’Brien, i cili aktualisht shërben si i dërguari shumë i suksesshëm special i Presidentit për çështjet e pengjeve në Departamentin e Shtetit, si Këshilltar tonë të ri të Sigurisë Kombëtare. Unë kam punuar një kohë gjatë dhe shumë me Robertin”, shkroi Trump në Twitter, duke shtuar se “Ai do të bëjë një punë të shkëlqyeshme!”.

Kujtojmë se Robert O’Brien vjen në këtë post pas shkarkimit të ish-këshilltarit për Siguri Kombëtare, John Bolton./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne