Trump: Është koha që SHBA-ja të tërhiqet nga luftërat pa fund

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, deklaroi të hënën se ka ardhur koha që vendi i tij të tërhiqet nga luftërat pa fund.

Me anë të një serie postimesh në rrjetin social “Twitter”, Presidenti Trump dha mesazhe të rëndësishme lidhur me tërheqjen e trupave amerikane nga veriu i Sirisë, zonë në kufi me Turqinë.

“Kur unë mbërrita në Uashington, DAESH-i shinte sipas qejfit në rajon. Ne e mposhtëm DAESH-in 100% me shpejtësi duke përfshirë edhe kapjen e mijëra luftëtarëve të organizatës, kryesisht nga Evropa (…)”, shkroi lideri amerikan duke theksuar se me DAESH-in këtej e tutje duhet të merren Turqia, Siria, Irani dhe Rusia.

“SHBA-ja duhet të qëndronte në Siri për 30 ditë dhe kjo ishte shumë vite më parë. Ne qëndruam dhe u zhytëm thellë e më thellë në luftë pa asnjë synim (…), por është koha që ne të tërhiqemi nga këto luftëra absurde pa fund (…) dhe t’i sjellim ushtarët tanë në shtëpi”, tha Presidenti Trump mes të tjerash.

Donald J. Trump

@realDonaldTrump

The United States was supposed to be in Syria for 30 days, that was many years ago. We stayed and got deeper and deeper into battle with no aim in sight. When I arrived in Washington, ISIS was running rampant in the area. We quickly defeated 100% of the ISIS Caliphate,…..

/trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne