Trump fajëson Obamën për bashkëpunimin me PKK-në

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka kritikuar paraardhësin e tij për, siç tha, zgjedhjen e dukshme për të bashkëpunuar me grupin terrorist PKK, raporton Anadolu Agency (AA).

“Kur presidenti (Barack) Obama zgjodhi PKK-në, kur ata e përfshin PKK-në, kjo është një marrëveshje e ashpër, sepse ishte një armik vdekjeprurës i Turqisë”, u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

“Pra, kur ju i përfshini ata në një partneritet, është një situatë e ashpër. Është e ashpër për Turqinë”, shtoi Trump.

Të dielën, Trump njoftoi tërheqjen e forcave amerikane nga pozicionet e tyre në veri të Sirisë para operacionit të Turqisë.

Turqia njoftoi fillimin e operacionit “Burimi i Paqes” në lindje të lumit Eufrat në veri të Sirisë për të siguruar kufijtë e saj duke eliminuar elementet terroriste, me qëllim për të siguruar kthimin e refugjatëve sirianë dhe integritetin territorial të Sirisë.

Turqia ka theksuar se grupi terrorist PKK dhe zgjatja e saj YPG/PYD përbëjnë kërcënimin më të madh për të ardhmen e Sirisë, duke rrezikuar integritetin territorial dhe strukturën unitare të vendit.

Turqia po ashtu ka theksuar se mbështetja e terroristëve nën preteksin e luftimit të DEASH-it është e papranueshme.

Turqia ka një kufi prej 911 kilometrash me Sirinë dhe vendi prej kohësh ka denoncuar kërcënimin nga terroristët në lindje të Eufratit dhe formimin e një “korridori terrorist” atje.

Ankaraja planifikon të rikthejë 2 milionë sirianë në një zonë të sigurtë prej 30 kilometrash që do të krijohet në Siri nga lumi Eufrat në kufirin e Irakut, përfshirë Munbixhin. Megjithatë, prania e grupeve terroriste si PKK, PYD dhe YPG rrezikojnë formimin e zonës.

Turqia ka çliruar nga grupet terroriste një sipërfaqe prej 4.000 kilometra katrorë në Siri në dy operacione të ndara ndërkufitare. Që nga viti 2016, Turqia ka kryer dy operacione të mëdha ushtarake në veri-perëndim të Sirisë, atë “Mburoja e Eufratit” dhe “Dega e Ullirit”, për të pastruar rajonin nga grupet terroriste të DEASH-it dhe YPG-së, e cila është dega siriane e grupit terrorist PKK.

Të dy operacionet ishin në përputhje me të drejtën e vendit për vetëmbrojtje të mbështetur në ligjin ndërkombëtar, rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së si dhe nën të drejtën për vetëmbrojtje sipas nenit 51 të Kartës së OKB-së, përderisa ka respektuar integritetin territorial të Sirisë.

Gjatë operacionit “Mburoja e Eufratit” forcat turke neutralizuan 3.060 terroristë të DEASH-it. Turqia ka pësuar shumë nga sulmet e DEASH-it brenda vendit. Në vitet e fundit, mbi 300 persona janë vrarë në sulmet e pretenduara nga DEASH-i në Turqi, ku grupi terrorist ka shënjestruar civilë me bomba vetëvrasëse dhe sulme të armatosura.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-të dhe Bashkimi Evropian (BE), ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë personave, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne