Bota

Trump fton Duterten në Uashington

Gjatë bisedës telefonike me Rodrigo Duterten mbi Korenë e Veriut, Donald Trump e ka ftuar homologun e tij të shumëdiskutuar filipinas në Shtëpinë e Bardhë.

Në deklaratën e lëshuar nga zyra e shtypit e Presidentit amerikan, thuhet se Trump dhe Duterte patën një bisedë shumë miqësore, ku u prekën ndër të tjera çështjet e sigurisë rajonale në Azinë juglindore dhe lufta kundër drogës në Filipine. Ndonëse njoftimi nuk sqaron nëse Duterte do ta kryejë vërtet këtë vizitë, aty nënvizohet se Trump e pret me padurimin mbërritjen e kreut të shtetit filipinas në muajin nëntor. Disa orë përpara telefonatës, Duterte i ishte lutur Shteteve të Bashkuara të tregohen të përmbajtur me Korenë e Veriut, duke shtuar se dy kombet po luajnë me “lodrat e tyre tejet të rrezikshme”. Me Donald Trump, Duterte ka ndryshuar qëndrimin ndaj Uashingtonit, të cilit dikur pat lënë të kuptohej se donte t`i largohej, ndërsa përdori dhe një sharje të rëndë kundër Barack Obama, çka detyroi atëherë Shtëpinë e Bardhë të hiqte dorë nga planet për bisedime dypalëshe./ PT

OPINIONE