Bota

Trump i jep kohë Iranit për negociata

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump i dha kohë Iranit për negociata, ndërsa e kërcënoi edhe me sulm.

Sipas lajmit që përcjell agjencia e lajmeve “Reuters”, Presidenti Trump nëpërmjet Omanit i dërgoi një mesazh udhëheqjes së Teheranit.

Në mesazhin e tij Trump shkruan se “Ne nuk duam luftë, por negociata” dhe i njohu kohë Iranit në këtë drejtim.

Megjithatë, kohëzgjatja e kësaj periudhe nuk u deklarua akoma.

Ndërkaq udhëheqja e Teheranit e paralajmëroi Trumpin se sulmi do të ketë pasoja ndërkombëtare.

Irani deklaroi se lideri fetar, Ali Hamanej është kundër negociatave, por sidoqoftë atij do t’i përcillet mesazhi i Trumpit.

Gazeta amerikane “The New York Times” në një lajm të bazuar në deklaratat e disa zyrtarëve të lartë të ShBA-së, të cilët u prononcuan në kushte anonimiteti, shkruan se Presidenti Trump të enjten në çastin e fundit hoqi dorë nga vendimi për sulm ndaj Iranit./trt

OPINIONE