Trump i kërkon Evropës që të pranojë të burgosurit e DEASH-it

Presidenti amerikan Donald Trump u ka bërë thirrje shteteve evropiane që të pranojnë prapa të burgosurit e DEASH-it në vendet e tyre të origjinës.

“Evropa duhej t’i kishte pranuar pas kërkesave të shumta. Ata duhet ta bëjnë këtë tani”, shkroi Trump në Twitter.

“SHBA ka të burgosurit më të këqinj të DEASH-it”, tha ai, duke shtuar se Turqia dhe kurdët nuk duhet t’u lejojnë të burgosurve që të ikin.

“Ata asnjëherë nuk do të vijnë dhe nuk do t’u lejohet hyrja në Shtetet e Bashkuara”, shtoi ai.

Turqia do të ndërmarrë mbikëqyrjen e elementeve të DEASH-it në qendrat e ndalimin dhe familjeve të tyre në kampet që ndodhen në zonat që do të pastrohen nga terroristët e YPG/PKK, njoftoi Ministria e Jashtme e Turqisë.

Turqia do të ndërmarrë mbikëqyrjen e elementeve të DEASH-it në qendrat e ndalimin dhe familjeve të tyre në kampet që ndodhen në zonat që do të pastrohen nga terroristët e YPG/PKK, njoftoi Ministria e Jashtme e Turqisë.

Në njoftim thuhet se presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, bisedoi për këtë çështje në një bisedë telefonike me homologun e tij amerikan Trump.

Zgjidhja e qëndrueshme mund të arrihet nëse terroristët e huaj dhe familjet e tyre në Siri do të pranohen në vendet e tyre të origjinës, gjykohen dhe rehabilitohen, thuhet gjithashtu në kumtesë.

Më 9 tetor, Turqia nisi operacionin “Burimi i Paqes” në lindje të lumit Eufrat në veri të Sirisë për të siguruar kufijtë e saj duke eleminuar elementet terroriste dhe për të garantuar kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë dhe integritetin territorial të Sirisë.

Ankaraja dëshiron të pastrojë rajonin e Sirisë në lindje të Eufratit nga terroristët e PKK-së dhe degës së saj siriane, PYD/YPG.

Në fushatën e saj terroriste mbi 30 vjeçare kundër Turqisë, PKK, e cilësuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë personave, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnje./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne