Bota

Trump imponon sanksione ekonomike të ashpra ndaj Venezuelës

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë imponuar sanksione ekonomike ndaj Venezuelës, duke ndaluar bankat nga çdo marrëdhënie të re financiare me qeverinë ose me kompaninë shtetërore të naftës PDVSA.

Shtëpia e Bardhë të premten njoftoi se presidenti amerikan Donald Trump kishte nënshkruar një urdhër ekzekutiv “duke imponuar sanksione të forta financiare të reja” ndaj qeverisë së Venezuelës. “Veprimi i ri i presidentit amerikan ndalon marrëdhëniet në borxhin dhe kapitalin e ri të lëshuar nga qeveria e Venezuelës dhe kompanisë shtetërore të naftës,” thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë./ PT

OPINIONE

INTERVISTA