Trump, ish-kryeministrit irakian: Naftën e Irakut jepjani Amerikës!

Sipas një mediumi amerikan, Donald Trump në dy takime të ndara me ish-kryeministrin irakian Heidar Abadi, ka thënë se në këmbim të kostove që Shtetet e Bashkuara kanë bërë në Irak, Amerika duhet të marrë naftën e Irakut!

Sipas raportit të sajtit informativ amerikan Akcios, Donald Trump, dy herë në takim me ish-kryeministrin irakian, ka propozuar idenë që paratë e naftës irakiane të shkojnë në llogari të Shteteve të Bashkuara për të kompensuar Uashingtonin për koston e luftës në Irak. Ky rrjet amerikan raportoi: “Megjithëse duket se Trump më në fund e ka braktisur këtë ide, ende nuk është publikuar fakti se presidenti i Shteteve të Bashkuara ka biseduar dy herë me kryeministrin irakian për këtë çështje dhe ka ngritur këtë çështje edhe në takimin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë. ” Sipas raportit, Trump, duke folur me ish-kryeministrin Heidar Abadi në mars të vitit të kaluar, ngriti çështjen e marrjes së naftës irakiane në këmbim të shpenzimeve të bëra nga Shtetet e Bashkuara në luftën kundër terrorit në Irak. Një zyrtar amerikan i pranishëm në takimin mes Trump dhe Heidar Abadi tha se “vizita ishte në përgjithësi një takim normal, por pikërisht në fund të takimit, Trump me një buzëqeshje tinzare në fytyrën e tij, tha: “Epo, çfarë do të bëjmë për naftën e Irakut?”

Në fushatën e tij të vitit 2016, Trump theksoi në mënyrë të përsëritur se SHBA shpenzuan triliona dollarë në Irak dhe kishin dhënë mijëra viktima, por nuk kishin marrë asgjë në këmbim. Ai madje tha disa herë ka pyetur: “Pse nuk e kemi marrë naftën irakiane?”

Sipas një burimi të pranishëm në takimin Trump-Abadi në Shtëpinë e Bardhë, kryeministri irakian në përgjigje të deklaratës së presidentit të Shteteve të Bashkuara, tha: “Çfarë doni të thoni?” Trump u përgjigj: “Epo, bëmë shumë punë atje (Irak), kemi shpenzuar triliona dollarë, dhe ka shumë njerëz që flasin për naftën e Irakut”. Kryeministri irakian ishte mjaft i përgatitur për këtë pyetje dhe u përgjigj: “Epo, zoti President! Siç e dini, ne punojmë ngushtë me shumë kompani amerikane që kanë interesa në vendin tonë “. Sipas Akcios, në verën e vitit 2017, Trump bisedoi përsëri me kryeministrin e Irakut për këtë çështje, por edhe kjo bisedë nuk dha rezultat.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne