“Trump ka refuzuar propozimin e mbretit saudit për pushtimin e Katarit”

Në një lajm në lidhje me krizat në rajonin lindor dhe krizën e Gjirit, gazeta amerikane thotë se Mbreti i Arabisë Saudite, Salman bin Abdulaziz në bisedën telefonike që pati më 6 qershor 2017, një ditë pas fillimit të bllokadës ndaj Katarit, me presidentin Trump i sugjeroi këtij të fundit pushtimin e Katarit, por presidenti amerikan e kundërshtoi ashpër propozimin e mbretit saudit.

Më vonë Uashingtoni i kërkoi Kuvajtit të ndërmjetësonte për zgjidhjen e konfliktit brenda kufijve të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit, thuhet në vijim të lajmit të “Foreign Policy”.

Në qershor 2017, Arabia Saudite, Bahrejni, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjipti e akuzuan Katarin për destabilizimin e rajonit dhe mbështetjen e terrorizmit, por Doha zyrtare i kishte hedhur poshtë të gjitha këto akuza duke i cilësuar ato si të pabaza.

Për të hequr bllokadën vendet në fjalë i kishin vendosur Katarit 13 kushte, përfshirë mbylljen e kanalit “Al Jazeera”.

Mirëpo Katari deklaroi se kushtet nënkuptonin shkeljen e sovranitetit të tij dhe jo vetëm që i dënoi kushtet në fjalë por bëri të ditur se nuk do ti plotësonte ato.

Komiteti Kombëtar i të Drejtave të Njeriut (NHRC) në Katar kishte njoftuar se Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) dhe Bahrejni i kishin shkelur të drejtat e njeriut plot 4.275 herë gjatë kësaj periudhe./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne