Trump: Kemi arsye të besojmë se e njohim autorin e sulmit në A. Saudite

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump në lidhje me sulmin ndaj impianteve saudite të naftës tha se “autori dihet” dhe dha mesazhin se “janë të gatshëm për ndonjë sulm të mundshëm”.

Në deklaratën e bërë nëpërmjet llogarisë në median sociale Twitter në lidhje me sulmin ndaj impianteve të kompanisë saudite “Aramco”, Presidenti Trump tha se “Është sulmuar fusha e naftës e Arabisë Saudite. Ne kemi arsye të besojmë se e njohim aktorin e sulmit, në varësi të konfirmimit jemi të kyçur (në shënjestër) dhe armët tona janë të mbushura. Por, ne presim të dëgjojmë nga Mbretëria (Arabia Saudite) kush është përgjegjës për sulmin”.

Trump tha se në bazë të përgjigjes që do të vijë nga Riadi do të përcaktohen edhe kushtet sipas të cilave do të ndërmarrin veprimet.

Presidenti Trump tha gjithashtu se pas sulmit ndaj objekteve në fjalë, ai miratoi përdorimin e stoqeve “sipas nevojës” për të shmangur çdo paqëndrueshmëri në tregun e naftës në ShBA.

Bëhet e ditur se si pasojë e sulmit të kryer të shtunën me dronë të armatosur ndaj 2 impianteve të kompanisë “Aramco”, që është kompania kombëtare e naftës e Arabisë Saudite, shpërtheu zjarr.

Ndërkohë që asnjë palë nuk u akuzua për sulmin, në të cilin askush nuk u vra dhe u plagos, huthitë në një komunikatë të shkruar nënkuptonin se ata kishin organizuar sulmin me 10 dronë.

Huthitë e Jemenit që mbështeten nga Irani kohëve të fundit krahas raketave balistike me rreze të mesme dhe të gjatë të veprimit, të cilat interceptohen nga sistemi i mbrojtjes ajrore i Arabisë Saudite, me sulme që kryejnë me dronë të armatosur marrin në objektiv disa zona të vendit./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne