Trump: Kemi lajme të mira nga Turqia

Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se “lajme të mira” së shpejti do të vijnë nga Turqia, pas disa orëve bisedime bilaterale midis zyrtarëve nga të dy vendet në Ankara, transmeton Anadolu Agency (AA).

Trump iu referua një konference për shtyp të nënpresidentit Mike Pence dhe sekretarit të Shtetit Mike Pompeo pas bisedimeve të gjera me zyrtarët e lartë turq, përfshirë presidentin Recep Tayyip Erdoğan.

“Kemi lajme të mira nga Turqia. Pas pak, Pence dhe sekretari i Shtetit Mike Pompeo do të mbajnë një konferencë për media. Falënderoj presidentin Erdoğan. Miliona jetë do të shpëtohen”, shkroi Trump në Twitter.

Ndryshe, Erdoğan dhe Pence sot në Ankara zhvilluan takime kokë më kokë dhe midis delegacione lidhur me Sirinë që gjithsej zgjatën mbi katër orë./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne