Trump kërcënon BE: Merrni xhihadistët e ISIS të burgosur nga SHBA, ose ua lëshova

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump u ka kërkuar vendeve evropiane të riatdhesojnë dhe ndjekin penalisht xhihadistët nga vendet e tyre të kapur në Siri. Përndryshe, paralajmëroi ai, Shtetet e Bashkuara mund t’i lirojnë terroristët që ata të “hyjnë lirisht në Evropë”.

“Kalifati është gati duke rënë”, tha Trump. “Nuk është e mirë alternativa që ne të detyrohemi t’i lirojmë …”, shtoi ai në shenjë kërcënimi për BE-në.

Trump nënvizoi se SHBA “nuk duan të shohin shtetin islamik të përshkojë Evropën”, gjë që ai beson se ka të ngjarë të ndodhë nëse tërheqja e forcave amerikane i lë ata të shkojnë të lirë.

Reagimi i tij vjen pasi Forcat Demokratike Siriane (SDF) të mbështetura nga SHBA thonë se janë afër “rrëzimit përfundimtar” të ISIS, duke e zvogëluar territorin e tyre në një fortesë të vogël.

Trump njoftoi së fundmi se do të tërheqë trupat amerikane nga Siria, por ende nuk ka caktuar ndonjë afat. Me këtë, zyrtarët amerikanë thuhet se paralajmëruan vendet evropiane se po mbaron kohën për të riatdhesuar dhe për të vënë xhihadistët para përgjegjësisë, pasi shkuan nga Evropa për të luftuar për ISIS.

Rreth 800 prej tyre thuhet se janë kapur nga forcat e mbështetura nga SHBA. Sipas shifrave të OKB-së, rreth 42,000 luftëtarë të huaj udhëtuan në Irak dhe në Siri për t’u bashkuar me ISIS, duke përfshirë rreth 900 nga Gjermania dhe 850 nga Britania.

Në dhjetor, Ëashington Post raportoi se autoritetet në zonat e kontrolluara nga SDF nuk duan “përgjegjësi” për ruajtjen dhe ushqimin e militantëve të burgosur dhe ata “nuk kanë kapacitet” për të vënë në provë gjyqet për ta. Zyrtarët lokal u tha gazetarëve se 900 luftëtarë meshkuj nga 44 vende mbahen në burgje që forcat amerikane ndihmojnë për ti ruajtur.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne