Trump kërcënon Iranin për rrëzimin e dronit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump kërcënoi Iranin, i cili rrëzoi një mjet ajror pa pilot (dron) të vendit të tij.

Në një postim të shkurtë të bërë në llogarinë e tij në Twitter, Presidenti Trump shkroi vetëm këtë fjali: “Irani ka bërë një gabim shumë të madh”.

Në anën tjetër Presidenti Trump gjatë takimit me Kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau në Shtëpinë e Bardhë bëri deklarata të rëndësishme për gazetarë në lidhje me tensionimin ShBA-Iran.

Ndërkaq në lidhje me rrëzimin e dronit të ShBA-së nga ana e Iranit, Trump tha se “Irani ka bërë një gabim shumë të madh. Droni ka qenë në ujërat ndërkombëtare, ne posedojmë edhe prova shkencore për këtë. Këta persona kanë bërë gabim shumë të madh. Ata që e bënë këtë gabim duhet të jenë të shfrenuar dhe budalla”.

Në përgjigje në pyetje se “A kanë ShBA-të një planë për sulm ndaj Iranit?”, Trump u përgjigj duke thënë se “Së shpejti do të shihni”.

Garda Revolucionare e Iranit të enjten në orët e mëngjesit ka rrëzuar me raketë tokë-ajër një dron të tipit “RQ-4 Global Hawk” të Forcave Ajrore të ShBA-së, i cili bëri shkelje të hapësirës ajrore të Iranit në bregdetin e qytetit Kuhmubarek të provincës Hurmuzgan në Gjirin e Omanit.

Komanda e Forcave Qendrore të ShBA-së e konfirmoi ngjarjen, por mbrojti qëndrimin se droni në fjalë është goditur në ujërat ndërkombëtare./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne