Trump kërcënon me tërheqjen e SHBA nga NATO

Presidenti amerikan, Donald Trump, kërcënon me daljen nga NATO-ja nëse aleatët nuk do të nisin menjëherë përpjekjet për të rritur shpenzimet ushtarake.

Lajmi është mësuar nga disa burime diplomatike, të cilat citohen nga agjencitë DPA dhe Belga.

Ndërkohë, në ditën e dytë të Samitit të NATO-s, Trump ka kritikuar sërish Gjermaninë dhe Europën në tërësi në lidhje me kontributin e tyre në aleancën ushtarake dhe çështjen e tarifave të importit.

“Presidentët amerikanë kanë provuar për vite të tëra, por pa sukses, ta bëjnë Gjermaninë dhe vendet e tjera të pasura të NATO-s të paguajnë më shumë për t’u mbrojtur nga Rusia, por ato paguajnë vetëm një pjesë të vogël të kostos.

Ndërsa SHBA-të paguajnë dhjetëra miliarda dollar shtesë për të mbuluar Europën dhe humbasin shumë në aspketin tregtar”, shkroi Trump sot në “Twitter”.

Presidenti amerikan ka sulmuar sërish Gjermaninë për linjën e furnizimit me gaz Nord Stream 2.

“Për më tepër, Gjermania sapo ka filluar t’i paguajë Rusisë, vendit prej të cilit dëshiron të mbrohet, miliarda dollarë për gazin që i vjen nga një tubacion i ri nga Rusia.

Është e papranueshme!”, ka shkruar Trump.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne