Trump kërcënon protestuesit anti-racizëm

Donald Trump president I Amerikës ka kërcënuar protestuesit anti-racizëm me burgosjen e tyre.

Presidenti amerikan në një mesazh në Twitter deklaroi; Protestuesit dhe anarkistët që shkatërrojnë pronën publike, gjykatën federale dhe godinat shtetërore do të ndiqen penalisht. Këta njerëz do të dënohen deri në 10 vjet heqje lirie. Më herët presidenti amerikan ka marrë vendim për dërgimin e oficerëve federalë në qytetin Siatel dhe aktualisht këto forca janë në gjendje gatishmërie.

Një person është plagosur me armë zjarri në qytetin Denver të Kolorados në SHBA, gjatë protestave kundër racizmit dhe dhunës së policisë. Zyrtarët e policisë njoftuan se një person në rrethin Aurora të Denver ka drejtuar automjetin në drejtim të protestuesve, pas së cilës njëri nga protestuesit e ka qëlluar me armë duke e plagosur atë. Zyrtarët bëjnë të ditur se i plagosuri është dërguar në spital, duke mos dhënë më shumë detaje. Ende nuk dihet vallë i plagosuri është ai që e ka drejtuar automjetin drejt protestuesve. Gjithashtu zyrtarët thonë se protestuesit kanë shkaktuar “dëme të mëdha” në ndërtesën e gjykatës.

Afro-amerikani Goerge Floyd humbi jetën nga asfiksimi në muajin maj pasi një polic i bardhë i vuri gjurin në qafë për disa minuta gjatë arrestimit, përkundër përgjërimeve dhe fjalëve të tij të fundit “Nuk mund të marrë frymë”, që u bënë slogan i protestave mbarëkombëtare dhe mbarëbotërore. Ndërsa afro-amerikania 26-vjeçare Breonna Taylor u qëllua për vdekje në muajin mars në shtëpinë e saj nga policia./PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne