Trump kërcënon se do të shkatërrojë Turqinë nëse ajo bën diçka kundër Amerikës në Siri

Presidenti Amerikan Donald Trump ka kërcënuar hapur Turqinë se do ta shkatërrojë atë nëse ajo bën diçka kundër Amerikës në Siri.

Në dy postime të ndryshme në twitter ai shkruan se nëse Turqia bën ndonjë gjë që unë, me mençurinë time të madhe dhe të pakrahasueshme, e konsideroj si jashtë kufijve, unë do të shkatërroj plotësisht Ekonominë e Turqisë.

Publikimet e Trump në twitter:

“Siç kam deklaruar me forcë më parë, dhe thjesht për të përsëritur, nëse Turqia bën ndonjë gjë që unë, me mençurinë time të madhe dhe të pakrahasueshme, e konsideroj si jashtë kufijve, unë do të shkatërroj plotësisht Ekonominë e Turqisë ( e kam bërë edhe më parë!) . Ata bashkë me Evropën dhe të tjerët duhet të vëzhgojnë …”

“… luftëtarët dhe familjet e kapura të ISIS. Sh.B.A ka bërë shumë më tepër nga ç’do të mund të priteshe ndonjëherë, përfshirë kapjen e 100% të Kalifatit të ISIS. Tani është koha që të tjerët në rajon, disa pasuri të mëdha, të mbrojnë territorin e tyre. SHBA është e madhe!”/gazetaimpakt/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne