Trump kërcënon të gjitha vendet

Presidenti i Amerikës ka nënshkruar një dekret për vendosjen e sanksioneve ndaj lëshimit të vizave kundër vendeve të cilat nuk pranojnë kthimin e qytetarëve të tyre në vend në krizën e përhapjes së virusit Korona ose pa ndonjë arsye vonojnë pranimin e kthimit të qytetarëve të tyre në vend.

Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se Donald Trump, presidenti i Amerikës, të premten në mbrëmje me anë të këtij dekreti ka deklaruar: “Vendet të cilat nuk pranojnë kthimin e qytetarëve të tyre nga SHBA në vendet e veta në krizën e përhapjes së virusit Korona, krijojnë rreziqe të papranueshme shëndetësore për qytetarët amerikanë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet kryejnë kthimin e shtetasve të huaj të cilët shkelin ligjet e SHBA-ve”.

Në këtë dekret të presidentit amerikan gjithashtu thuhet: “Departamenti Amerikan i Shtetit në kohën më të shpejtë të mundur 7 ditë pas pranimit të kësaj urdhërese të Departamentit Amerikan të Shtetit, duhet miratojë dhe zbatojë planin e masave për vendosjen e sanksioneve ndaj lëshimit të vizave sipas paragrafit 243 të ligjit të emigracionit dhe nënshtetësisë”./parstoday

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne