Bota

Trump kërkon kthimin e Rusisë në grupin G7

Presidenti i Amerikës ka kërkuar rikthimin e Rusisë në grupin G7.

Donald Trump në një konferencë për shtyp në shtëpinë e bardhë, edhe një herë ka kritikuar administratën e Barack Obamës dhe ka thënë: Ai kërkoi largimin e Rusisë nga grupi i vendeve të industrializuara. Trump pasi mbështeti kthimin e Rusisë në grupin G7 tha: Në rast se Rusia kthehet si anëtare në grupin G7 ne kemi shumë për të thënë dhe diskutuar me këtë vend.

Rusia pas krizës në Ukrainë në vitin 2014 u dëbua nga grupi G8 i vendeve më të industrializuara në botë dhe pas kësaj grupi mori emrin grupi G7. Takimi i krerëve të G7 d.m.th. Amerikës, Britanisë, Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Japonisë do të mbahet më 24-26 gusht në qytetin Biarritz në jugperëndim të Francës.

Në këtë takim marrin pjesë edhe përfaqësues të BE dhe të organizatave të rëndësishme ndërkombëtare si OKB, FMN dhe OBT./Parstoday

Etiketa

OPINIONE