Trump: Kim Jong Un do të zhgënjehet shpejt nëse vepron kundër SHBA-së

Udhëheqësi suprem i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, do të ‘zhgënjehet shpejt’ nëse vepron kundër Guamit apo ndonjë aleati amerikan, tha Presidenti i SHBA-së Donald Trump të premten vonë.

Feniani kërcënoi Shtetet e Bashkuara me një ‘humbje të turpshme’ më herët në të njëjtën ditë në një deklaratë.

Koreja e Veriut u zotua të “zhdukë provokatorët” dhe tha se SHBA-ja do të pësojë një “humbje të turpshme dhe dënim përfundimtar nëse vazhdon me aventurën ekstreme ushtarake, sanksionet dhe presionin”.

Koreja e Veriut tha se po përgatit planet për lëshimin e raketave në territorin e Guamit, një pozicion i rëndësishëm ushtarak amerikan në Paqësorin perëndimor.

Deri më sot, administrata Trump i ka përqendruar shumë energjinë e saj diplomatike në nxitjen e presionit ndërkombëtar kundër qeverisë së Koresë së Veriut. Fundjavën e kaluar, OKB-ja miratoi sanksionet e saj më të forta ekonomike kundër Fenianit.

Trumpi është akuzuar gjerësisht për injektimin e një elementi të ri të paparashikueshmërisë dhe kaosit në politikën e SHBA-së ndaj Koresë së Veriut, sidomos me postimet dhe proklamimet e tij këtë javë. / © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne